Lajme

Gjirokastër, sekuestrohen 81 kg kanabis dhe armë gjahu, prangoset 45-vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 15 September 2017

Policia ka sekuestruar 81 kg drogë në dy aksione të ndryshme në Memaliaj dhe Gjirokastër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në DVP Gjirokastër kanë zhvilluar operacionin e koduar “Koshtan”, ku në një banesë të braktisur, në fshatin Koshtan, Memaliaj, u gjetën disa thasë, me Cannabis Sattiva, si dhe një armë gjahu teke e markës “Bajkal”.

Pesha totale e lëndës ishte 75 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

-Advertisement-

Gjithashtu nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Nedin Karavidha, 45 vjeç, banues në Libohovë, Gjirokastër pasi në banesën e tij u gjetën dy qese dhe një thes brenda të cilëve kishte lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Pesha totale e lëndës ishte 6 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera