Udhëtarët e rregullt mund të shkojnë drejt Beogradit
Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 12 September 2017
Qarkullimi në linjat e autobusëve nga Prishtina për në Beograd, nuk është mbyllur, thonë zyrtarët në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Sipas tyre, është bllokuar qarkullimi për në Beograd për disa autobusë të disa kompanive private për shkak të dyshimeve që ishin ngritur rreth keqpërdorimit të udhëtimeve të rregullta për përfitime tjera.
Drejtori i Stacionit të Autobusëve, Ylber Çitaku, thotë për Radion Evropa e Lirë se qarkullimi i njerëzve me autobusë drejt Beogradit, nuk është ndaluar.
“Ndërprerja nuk ka ndikuar aspak tek udhëtaret e rregullt, të cilët kanë nevoja të ndryshme për destinacionin për të cilin po flasim. Ata kanë gjetur, në bashkëpunim me ne, stacionin e autobusëve dhe operatorët, zgjidhje alternative dhe të gjitha shërbimet janë kryer për ta”.
“Ndërprerja ka qenë vetëm për njerëzit, të cilët kanë keqpërdorur ose kanë pasur tendenca të keqpërdorimit të atyre linjave. Gjendja e rregullt do të kthehet shpejt brenda dy ose tre ditëve”, thotë Çitaku.
Ai, megjithatë, nuk jep shumë detaje rreth mënyrës së udhëtimit të qytetarëve nga Kosova për në Serbi.
“Më vjen keq, por po qe se bëhet publike zgjidhja, të cilën e kemi bërë ne, në bashkëpunim me operatorët, kam frikë se keqbërësit prapë do të tentojnë ta shfrytëzojnë atë mundësi dhe të bëjnë keqpërdorime siç u pa edhe javën e kaluar, kur kishte tendenca që të bëheshin”, thekson Çitaku.
Sipas tij, të gjithë autobusët (agjencitë e udhëtimit), të cilat nuk i keqpërdorin linjat e tyre, janë duke operuar.
Nga ana tjetër, Përparim Pushkolli, menaxher i shitjes së biletave në agjencinë ‘Adio Turs’, e cila ka pasur autobusë duke qarkulluar në relacionin Prishtinë-Beograd, thotë për Radion Evropa e Lirë se ndalesa e qarkullimit të autobusëve të tyre është duke shkaktuar probleme të mëdha për qytetarët dhe vetë agjencinë.
“Ata neve na e kanë ndaluar [qarkullimin]. Ne jemi duke funksionuar, njerëzit po dalin pa kurrfarë problemi se kanë lëvizjen e lirë dhe i kanë dokumentet në rregull. Ata po funksionojnë pa problem, por maltretimi ynë është shumë i madh, sepse po na duhet me një autobus të shkojmë deri te kufiri, të dalim në këmbë dhe t’i vendosim udhëtarët në tjetrin autobus që është në Serbi dhe prapë po shkojnë njerëzit”, thotë Pushkolli.
Ai thotë, gjithashtu, se pas propagandës se nga Serbia mund të shkohet ilegalisht në vende të Bashkimit Evropian, tani interesimi i të rinjve për të udhëtuar drejt Beogradit, ka rënë.
“Nëse ka të rinj që tentojnë të shkojnë, andej policia e ka kontrollin në kufij dhe në bazë të kontrollit mund t’i ndalojë ata pa problem dhe ne të mund të qarkullojmë”, thekson Pushkolli.
Linja e autobusit Prishtinë – Beograd javën e kaluar ishte në qendër të vëmendjes. Përfaqësues të agjencive, të cilat mbanin relacione të rregullta udhëtimi me autobusë Kosovë-Serbi, tregonin se në ditët e fundit ishte rritur interesim i qytetarëve për të udhëtuar në drejtim të Beogradit.
Por, Policia e Kosovës kishte demantuar pohimet se ka interesim të qytetareve për të udhëtuar drejt Beogradit, e më pas ilegalisht në vendet e BE-së.
Daut Hoxha, një nga zëdhënësit e Policisë së Kosovës thotë se policia kryen detyrat e veta të gjithë personave që hynë dhe dalin nga Kosova.
“Gjatë ushtrimit të kontrollit kufitar, policia sigurohet se të gjithë personat, automjetet dhe mjetet e transportit i plotësojnë kushtet apo kriteret për qarkullim për hyrje dhe dalje nga dhe në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Deri në këto momente, ne nuk kemi nga asnjë shtet i BE-së se ka rritje të numrit apo të kërkesave për azil në këto shtete”, deklaron Hoxhaj
Para ndalimit të qarkullimit të autobusëve drejt Beogradit, çdo ditë nga stacioni i autobusëve në Prishtinë për në Beograd, janë nisur nga pesë autobusë në linjën e rregullt. /rel/.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...