Flasin nga Nisma, tregojnë se si do të veprojnë me rastin e decertifikimit të Zafir Berishës!
Autori: Gazeta inFokus
16:06 | 12 Shtator 2017
Deputeti i Nisma-s për Kosovën, Bilall Sherifi në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka komentuar decertifikimin e Zafir Berishës nga ana e KQZ-së.
Sherifi e ka cilësuar si jo të drejtë vendimin e KQZ-së dhe ka thënë se kandidatet e decertifikuar kanë të drejtë ankesë dhe ne do ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të kërkuar drejtësi ka thënë ai deri në nivelin më të lartë, atë të Gjykatës Kushtetuese.
“Vendimi si i tillë është i pa drejtë sepse KQZ të gjitha rastet i ka trajtuar përnjëherë dhe të gjitha si një rast dhe jo secilin rast veç e veç. Praktikisht ata kanë shqiptuar një masë për të gjithë kandidatët edhe pse jam i bindur që jo të gjitha rastet të kenë bazë të njëjtë”, tha ai.
Ai më tej ka thënë se edhe Gjyqësori i Kosovës në rastin konkret duhet ta zbatojë ligjin në të cilin janë të caktuar llojet e dënimeve.
“Këtë është dashur ta ketë parasysh edhe gjyqësori i Kosovës që në rastin konkret ta zbatoj nenin 100 paragrafi 2 kodit penal të Kosovës lidhur me pasojat e dënimit, me të cilin nën veçohen dënimet me gjobë, dënimi me kusht…. dhe rastet e tilla të mos procedohen në KQZ. Tash, ashtu sikur e parasheh ligji kandidatet e deçertifikuar kanë të drejtë ankese në instanca tjera të cilën edhe do ta shfrytëzojnë për të kërkuar drejtësi, deri në nivelin më të lartë, atë të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Sherifi për Gazeta Blic.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme, KQZ ka marrë vendim që të decertifikikohen 86 kandidatët për asamble komunale dhe kandidatë për kryetar të komunave, ndër ta edhe deputeti Zafir Berisha.
Kujtojmë që Zafir Berisha ka një dënim prej 140 euro për shkak të kyçës në energjinë elektrike në mënyrë ilegale.
Në anën tjetër “Gazeta Blic”, ka kontaktuar edhe me Zafir Berisha i cili ka thënë se do të bëjë ankesë në Gjykatën Kushtetuese.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...





























