Rikalo pranoi detyrën e ministrit të Bujqësisë
Autori: Gazeta inFokus
16:04 | 12 Shtator 2017
Ministri i ri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, sot pranoi detyrën e re nga ministri i deritashëm Kurtan Kajtazi.
Me këtë rast, ish ministri Kajtazi, e ka njoftuar për së afërmi ministrin e ri me punën e bërë deri më tani.
Ndërkaq, ministri Nenad Rikalo, theksoi se bujqësia do të mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës. Ai vuri në dukje se do të vazhdojë mbështetjen për këtë sektor, si dhe angazhimin në fusha të tjera që lidhen me krijimin e mundësive më të mëdha, që sipas tij do të japin një impuls të ri në zhvillimin e bujqësisë.
Ai tregoi se investimet do të vazhdojnë edhe në futjen e teknologjive të reja në bujqësi, në prodhimin e ushqimit të shëndetshëm të certifikuar dhe theksoi se eksporti i produkteve bujqësore do të jetë në qendër të punës së mandatit të tij.
Po ashtu, ai tha se do të vazhdojnë të mbështesin dhe investojnë në prodhimin tradicional të kulturave bujqësore në Kosovë, si dhe në ngritjen e imazhit të të gjithë sektorit. Sipas tij, fshati nuk do të jetë më periferi e ngjarjeve shoqërore, por një ngasës i zhvillimit ekonomik të të gjithë shoqërisë.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...

































