Mustafa nuk ia realizoi kërkesën Thaçit për 100 mijë dollarë për Hjustonin
Autori: Gazeta inFokus
12:44 | 09 Shtator 2017
Kërkesën, për ndarjen e 100 mijë dollarëve për Hjustonin, e Hashim Thaçit drejtuar Isa Mustafës fillimisht përmes Facebooku’ut e më vonë edhe zyrtarisht nuk pritet ta zbatojë Kryeministri i tashëm. Isa Mustafa nuk ka mbajtur mbledhje të Qeverisë dhe as nuk ka marrë ndonjë vendim për ndarjen e mjeteve për amerikanët. Shkresa e Presidentit pritet të zbatohet nga Kryeministri i ri, Ramush Haradinaj, i cili nis punën prej të hënës së ardhshme.
Isa Mustafa e kishte pritur shumë keq mënyrën se si i pari i Shtetit kishte kërkuar që Kosova t’ju dalë në ndihmë qytetarëve në Hjuston të prekur nga Uragani.
Thaçi kishte zgjedhur që përmes rrjetit social në Facebook t’i drejtohet kryeministrit në largim për ndarjen e 100 mijë dollarëve.
Por i ashpër në reagimin e tij ka qenë Mustafa i cili bëri të ditur se për këto çështje presidentët nuk komunikojnë me qeverinë përmes rrjetit social të dielën, por me akte zyrtare dhe duke respektuar legjitimitetin.
E pavarësisht që Hashim Thaçi edhe me akte zyrtare e bëri një kërkesë të tillë, shuma e parave e kërkuar për Hjuston ka hasur në vesh të shurdhër.
Gazeta Express ka kërkuar sqarim nga Zyra e Kryeministrit nëse do të shqyrtohet ose jo kërkesa e Presidentit, por të njëjtët kanë refuzuar të japin përgjigje.
Megjithatë, Ministri i Financave Agim Krasniqi kishte thënë të hënën për Express se nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga Kryeministri pasi shkresa u është bërë atyre dhe ata duhet vendosur për këtë.
“Ende nuk është mbajtur mbledhja e Qeverisë për të vendosur për këtë. Megjithatë shkresa i është bërë Kryeministrit dhe është zyra e tyre ajo që vendosë për këtë”, kishte sqaruar Krasniqi.
Presidenti i vendit në statusin e tij për Hjustonin, ka thënë se Kosova ka probleme me varfërinë, por është shprehur se Kosova duhet të ndihmojë amerikanët për shkak të kontributit të tyre për Republikën e Kosovës.
“Ne, si shtet i ri, ende kemi probleme me varfërinë, por jemi popull solidar dhe që nuk harron kurrë ndihmën e popullit amerikan për Kosovën, kur ne ishim pllakosur nga vuajtjet e luftës në fund të shekullit të kaluar”, ishte shprehur Presidenti në Facebook i cili më pas edhe solli reagimin e ashpër të Kryeministrit.
Mustafa ka thënë se si kryeministër e ka konsideruar të dhembshme dhe serioze fatin e viktimave dhe mbi një milion njerëzve të zhvendosur nga përmbytjet në Houston. Për këto çështje, sipas kreut të LDK’së, presidentët nuk komunikojnë me qeverinë me facebook të dielën, por me akte zyrtare dhe duke respektuar legjimitetin.

T� tjera
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...






























