Shëndetësi

Zbulim i ri për trajtimin e kancerit

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 01 September 2017

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë miratuan një zbulim të pazakontë, që hap një epokë të re në trajtimin e kancerit.

Fjala është për një teknologji që forcon dhe shndërron qelizat e gjakut të pacientëve në një “ushtri vrasëse” e cila lufton leuçeminë tek fëmijët.

Administrata e ushqimit dhe barnave tha se miratimi i terapisë së parë të gjeneve që futet me sukses në tregun amerikan, është historik.

-Advertisement-

Kompania farmaceutike “Novartis” vendosi çmimin prej 475.000 dollarësh për një infuzion të vetëm të të ashtuquajturave “qelizat CAR-T”, por njoftoi se nuk do të ketë pagesë për ata pacientë të cilët nuk kanë përmirësim brenda një muaji.

Zbulimi i ri shihet si një mënyrë krejtësisht e ndryshme nga ilaçet e imunoterapisë. Ai shfrytëzon sistemin imunitar për trajtimin e shumëllojshmërie të kancereve, duke ndihmuar qelizat natyrore T të identifikojnë tumorin dhe ta luftojnë atë./VoA

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera