Situata e zjarreve, 5 vatra në 24 orët e fundit:Ja zonat më problematike
Autori: Gazeta inFokus
10:02 | 31 Gusht 2017
Numri i vatrave të zjarrit e vend është ulur, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 5 vatra aktive zjarri në disa qarqe të vendit. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 45 punonjës zjarrfikës, 5 automjete zjarrfikëse, 70 forca ushtarake, rreth 60 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë.
Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.
QARKU LEZHËDisa vatra të vogla zjarri në fshatin Skuraj Kurbin vijojnë të jenë ende aktive. Shërbimi zjarrfikës së bashku me 30 forca ushtarake kanë punuar me mjete rrethanore për shkak të terrenit malor.
QARKU SHKODËRNë kodrat e fshatit Zogaj, Shkodër ka rënë zjarr në pyllin me dushk dhe pisha. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar 3 automjete zjarrfikëse dhe 40 forca nga efektivët e Forcave të Armatosura. Puna për izolimin dhe fikjen e plotë të vatrave të zjarrit po vijon.
Zjarri i rënë disa ditë më parë në fshatin Munellë, Pukë ka vazhduar të jetë aktiv. Shërbimi zjarrfikës i Pukës, punonjës të Zonave të Mbrojtura dhe banorë kanë punuar për shuarjen e zjarrit deri në orët e vona të mbrëmjes. Operacioni për shuarjen e zjarrit po vijon edhe ditën e sotme pasi zjarri në disa zona ka rënë në terren shumë të vështirë dhe është e pamundur për të ndërhyrë më forca dhe mjete.
QARKU ELBASANZjarri i rënë disa ditë më parë në pyllin me pisha në fshatin Poroçan, Gramsh vijon të jetë aktiv. Zjarrfikëset, forcat e bashkisë dhe ato të pyjores kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë punuar por pa mundur të shuajnë flakët për shkak të terrenit malor. Puna për shuarjen e vatrave të zjarrit po vijon ende.
QARKU DIBËRNë fshatin Martanesh Bulqizë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Zjarrfikëset kanë punuar, por nuk kanë mundur ta shuajnë plotësisht. Operacioni për fikjen e zjarrit vijon edhe ditën e sotme.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...






























