Lajme

Sekuestrohen 4 makina luksoze në Elbasan, dyshohen të trafikuara nga BE

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 30 August 2017

Këtë të mërkurë u sekuestruan 4 automjete të markave të ndryshme të cilat dyshohet se janë trafikuar nga vendet e BE-së drejt vendit tonë në kuadër të operacionit “Summer 2017”.
Policia bën me dije se gjatë operacionit po procedohen penalisht 4 persona ndërsa janë arrestuar 2 persona për armëmbajtje pa leje.
Mjetet e bllokuara nga policia janë të markave të ndryshme
1 – Mini Cooper
2 – BMW
3 – BMW
4 – AUDI
Po ashtu në kuadër të këtij operacioni  janë verifikuar 380 Automjete motorrike, janë shoqëruar 28 shtetas,janë kontrolluar 520 shtetas si dhe janë vendosur 150 Masa Administrative nga Sektori i Qarkullimit Rrugor.
Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë policia e Tiranës në kuadër të të njëjtit operacion sekuestroi 17 automjete luksoze mes tyre 12 makina të markave të ndryshme dhe 5 motorra me targa shqiptare të cilat po ashtu ishin vjedhur në vendet e BE dhe vlera e të cilave arrinte në rreth 1 milionë euro. Ndërsa gjatë opreacionit u proceduan edhe 17 pronarët e këtyre mjeteve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera