Lajme

Rugova: PDK-ja u munda të përfitojë politikisht nga rrahja e zonjës Stavileci

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 28 Gusht 2017

Analisti politik, Yll Rugova, ka thënë  se pati tendenca nga Partia Demokratike e Kosovës që të përfitojnë politikisht nga rrahja e bashkëshortes së ministrit në detyrë, Blerand Stavileci, duke ia hedhur menjëherë fajin Lëvizjes Vetëvendosje, përkundër mungesës së fakteve.

“Pati një tendencë nga PDK që menjëherë ta drejtojë gishtin nga VV-ja dhe të përfitojë politikisht nga kjo dhunë”, tha Rugova në Info Magazine të Klan Kosovës.

Megjithatë, sipas Rugovës, pozitive ishte se të gjitha anët e dënuan rastin.

-Advertisement-

“Pozitive ishte se të gjithë, nga të gjitha anët, e dënuan sulmin”, tha Rugova.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy