Nënkryetari i PDK-së: Kriminelët e Vetëvendosjes e sulmuan bashkëshorten e Blerand Stavilecit
Autori: Gazeta inFokus
16:48 | 28 Gusht 2017
Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media pas sulmit që iu bë bashkëshortes të zëdhënësit të PDK-së, Blerand Stavilecit.
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka thënë se sulmin ndaj bashkëshortës së Stavilecit e kanë kryer siç i quan ai, kriminelët e Vetëvendosjes.
“Zhvillimet e rënda që kanë ndodhur sot në mesditë e bëjnë padyshim të jashtëzakonshme konferencën e sotme dhe njëkohësisht edhe situatën.
Sot në mesditë kriminelët e Vetëvendosjes, kanë sulmuar dhe rrahur brutalisht bashkëshorten e ministrit dhe kolegut e bashkëpartiakut tonë, Blerand Stavilecit.”, ka thënë Ismaili, shkruan Infokusi.com
Ismaili ka treguar se Vitorja, bashkëshortja e Stavilecit është duke u trajtuar në QKUK
“Vitore Meta Stavileci para se të jetë bashkëshortja e një politikani është nënë dhe motra e dikujt dhe një grua shqiptare.
Ajo pas lëndimeve të marra po trajtohet në Qendrën Emergjente në QKUK dhe ne kolegët dhe miqtë e familjes Stavileci qëndrojmë pran tyre, duke i uruar shërim sa më të shpejte Fitores dhe tejkalim të kësaj ngjarje të rëndë, qartazi të porositur nga grupet politike kriminale, njerëz që duan të shkatërrojnë shtetin dhe njerëzit që nuk mendojnë si ta”, shkruan Infokusi.com
Në fund Ismaili ka treguar edhe porosinë që i kanë dhënë sulmuesit për ti dërguar Stavilecit
“Blerand Stavileci kohëve të fundit ka qenë një prej zërave më të theksuar për mospunën dhe keqpërdorimet e shumta në komunën e Prishtinës nga zyrtaret më të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kurse pas sulmit fizik Vitores i është thënë që ti përcjell porosi të qarta Blerandit duke i thënë që të mos flet më, se ai ka folur shumë dhe do të shohim nëse ai do të flet më ai pas këtij veprimi”/INFOKUSI

T� tjera
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...






























