Kujdes! Ja 5 shenjat që ju paralajmërojnë se mund të keni goditje në tru
Autori: Gazeta inFokus
13:21 | 28 Gusht 2017
Goditjet në tru ndodhin kur një zonë e trurit privohet nga rrjedhja e gjakut dhe oksigjenit. Qelizat në atë zonë të trurit fillojnë të vdesin.
Goditjet varen nga shkalla e ashpërsisë që ndodhin, nga mpirje të përkohshme deri në paraliza të ndryshme, të gjitha rastet duhen trajtuar me emergjencë.
Goditjet në tru janë shkaku i tretë i vdekjeve në SHBA dhe shkaku kryesor i paaftësisë afatgjatë. Edhe pse goditjet janë më të zakonshme tek personat mbi moshën 65 vjeç, rreth një e katërta e goditjeve të regjistruara kishin ndodhur tek të rinjtë.
Ja disa nga shenjat e hershme që paralajmërojnë goditje në tru:
Balanca: dikush që mund të pësojë goditje do të ketë një humbje të papritur të balancës apo koordinimit. Detyra të thjeshta, si psh vendosja e gishtit në hundë për këta persona do të jetë e pamundur.
Sytë: shikimi ndikohet në mënyrë dramatike nga goditjet. Një person që mund të përjetojë ndryshime të papritura në shikim, turbullime dhe verbëri të njërin sy duhet të konsultohen menjëherë me mjekun. Rreth dy të tretat e atyre që pësojnë goditje ju përkeqësohet shikimi deri në verbëri.
Fytyra: ndryshimi i strukturës së fytyrës, njëra anë më e rënë se tjetra, njëri sy që duket më i përgjumur dhe i mbyllur, ndryshimi i buzëqeshjes në të dy anët e fytyrës mund të diktojë për goditje në tru.
Krahu: dobësia në njërën anë të trupit, pamundësia për të ngritur të dy krahët në të njëjtën lartësi dhe mpirja janë disa nga shenjat e goditjeve në tru.
E folura qartë: ata që përjetojnë goditje e kanë të pamundur të flasin në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme. Pas goditjes shumica e njerëzve përjetojnë afazinë. Afazia është gjendja kur truri nuk është më në gjendje të kuptojë fjalët e duhura për atë që po mendon. Këto gjendje mund të përmirësohen përmes terapisë së fjalës.
Faktori kohë është më i rëndësishmi në këto raste. Ju lutem nëse shikoni simptoma të tilla komunikoni menjëherë me mjekun.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...

































