Shkollat me ekipe profesionale për rritjen e cilësisë
Autori: Gazeta inFokus
10:11 | 28 Gusht 2017
Në kuadër të rritjes së cilësisë në arsim janë krijuar ekipe profesionale brenda shkollave, të cilat do të fillojnë të merren me planifikimin e procesit mësimor, në mënyrë që të ndikojë sa me shumë në ngritjen e cilësisë. Është paraparë që për këtë qëllim, në çdo shkollë të ketë ekipe profesionale, të cilat do të zgjidhen nga stafi me i kualifikuar brenda shkollës.
Ekipet profesionale do të përbehen nga personeli brenda shkollës që është më shumë i kualifikuar, ekipe këto që me kontributin e tyre do të ndikojnë rreth qasjes së mësimdhënies dhe mësimnxënies. Dhe nëse i përmbahen udhëzimit administrativ, do të ndikojnë në ngritjen e cilësisë në arsim, tha për Radio Kosovën ushtruesi i detyrës së drejtorit për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në MASHT, Mustafë Kadriu.
“Dikush që është më i përgatituri, që do t’i ndihmojë kolektivit brenda shkollës për ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve dhe zhvillimin e cilësisë. Po mendoj është ide mjaft e mirë, duhet të jetë me funksionale. Janë nxjerrë me udhëzim administrativ detyrat dhe përgjegjësitë. Të veprohet sipas rregullave, të cilat janë përshkruar për punën e tyre, unë besoj së do të ndikojë në rritjen e cilësisë”, tha Kadriu.
Për mësimdhënësen në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “ Elena Gjika”, Tringë Azizi, formimi i këtyre ekipeve profesionale brenda shkollës është shumë i nevojshëm, në mënyrë që të ndihmojnë dhe të lehtësojnë punën e tyre, si në përgatitjen e plan-programeve, vlerësimin e nxënësve e po ashtu edhe në zgjidhjen e shumë problemeve brenda shkollës.
“Këtë vit do të hyjë në fuqi, besoj që do të kemi shumë përfitime nga ky këshill prej sado personave që do të përbëhet. Unë mendoj që do t’u ndihmojë dhe lehtësojë punën të gjithë mësimdhënësve, sidomos atyre që kanë nevojë. Përveç planeve programeve, aktiviteteve shtesë unë mendoj që do të hynë në fuqi edhe shumë gjera të tjera”, tha Azizi.
Me futjen e kurrikulës së re, do të krijohen ekipet profesionale nëpër shkolla, ndërsa pritet që këto ekipe të luajnë rolin e psikologut dhe pedagogut në ngritjen e cilësisë në arsim, dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme brenda shkollave.

T� tjera
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...































