Kjo ishte ëndrra jonë për Kosovën, jo!?
Autori: Gazeta inFokus
09:25 | 23 Gusht 2017
Shrkaun: Ramadan Halim
Kush ka menduar se pas gjithë asaj përvoje makabre të papërshkrueshme nga pasojat e luftës dhe atij mllefi megatronik ndaj pushtuesve shekullor, dhe fitimit të lirisë aq të munguar me shumë mund dhe sakrifica, gjithashtu edhe pas pothuajse tetëmbëdhjetë vite jetë institucionale, gjendemi para një sprove te vështirë “te jesh apo të mos jesh” çfarë po ndodh me ëndrrën tonë? Thuhet se ëndrrat janë pasqyrim i realitetit ditor! Athua pse këto pasqyrime po na reflektohen vetëm bardh dhe zi në realitetin tonë!? Përse kjo gjendje! Kam frikë se mos është ndonjë mallkim gjeneratash apo vetvetiu po e mallkojmë veten duke ju dhënë besimin për të na udhëhequr njerëzve të padenjë! Kjo, s’do mend se duhet ndryshuar. Masa popullore duhet vetëdijesuar, duhet hapur sytë më shumë dhe gjërat ti shikojë në shumë aspekte multidimensionale. Mos të ju lejojmë matrapazëve të ndryshëm orator që me pak fjalë të ëmbla magjike të na i marrin mend dhe vota jonë të përfundojë në vetëmallkim. Duhet thënë mjaftë abstraksioneve iluzioniste!
Mendoj dhe besoj se është mjerim për një popull i cili bie pre e politikave ndjellakeqe të pseudopolitikanëve të tij duke i votuar dhe legjitimuar ata në shkatërrimin e ardhmërisë së tyre (një gjë e tillë është duke ndodhur edhe këto ditë), fundja një thënie e moçme thotë: nëse dikujt ja jep kërbaçin në dorë, mos u anko nëse të godet me të. Prandaj, përgatitu!
Data e zgjedhjeve lokale po afron (jehonë gjithandej), gjithsesi duhet të kryeni obligimin tuaj qytetar për të zgjedhur të besuarit tuaj, por kujdes me “kërbaçin”. Të hulumtojmë mirë nëpër të gjitha kampet partiake dhe listat e tyre dhe të zgjedhim kandidat të cilët kanë një prapavijë personale të papërlyer, të jenë njerëz profesional dhe që besojnë në Zot. Po e theksoj edhe njëherë ” të besojnë në ZOT” pasi që ai i cili nuk e ka frikën e Zotit mund të jetë pasues i gjithçka të keqe (të tillë ka mjaftë). Kjo si duket është fatura që po e paguajmë tash e sa vite. Keqpërdorime, korrupsion në të gjitha poret shoqërore, pasiguri në të bërit biznes dhe si pasojë e gjithë kësaj kemi papunësi dhe varfëri të skajshme. Çdo ditë e më shumë populli e ka të qartë, është momenti i fundit që të ndajmë të ligën nga e mira dhe t’i hapim vetvetes perspektivë apo shtigje ku mund të shohim botën më me shumë ngjyra dhe të ja kthejmë dinjitetin e shumë munguar këtij populli i cili vërtet e meriton.
Master i Marrëdhënieve Ndërkombëtare

T� tjera
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...




























