Tërheqja e trupit diplomatik/ Maqedonia: Duam fqinjësi të mirë me Serbinë, por…
Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 23 August 2017
Qeveria e Maqedonisë nuk diskutoi për incidentin diplomatik me Serbinë, pas tërheqjes së personelit nga Ambasada e Shkupit. Qeveria kumtoi se Maqedonia gjithmonë do t’i ndjek interesat e saj.
Maqedonia është e vendosur për ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore me Republikën e Serbisë, por edhe më vendet tjera të rajonit. “Qeveria e Maqedonisë mbetet fuqimisht e përkushtuar për zgjidhjen e jo krijimin e problemeve, me qëllim forcimin e fqinjësisë, bashkëpunimit dhe partneritetit me Republikën e Serbisë dhe vendet tjera fqnje. Jemi të bindur se kjo është mënyra e vetme që rajoni me vendosmëri të ecë përpara”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.
Shefi i diplomacisë, Aleksandar Dimitrov, i pyetur nëse Maqedonia është përgjegjëse për përpjekjen e re për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ka thënë se “Maqedonia nuk mund të jetë përgjegjëse për çështje që janë shumë të rëndësishme dhe që mund të shërbejnë si grindje tek fqinjët tanë”.
Tentim për bllokimin e antarsimit të Maqedonisë në NATO
“Kjo është përgatitur për një kohë të gjatë edhe atë në kohën e votimit të Maqedonisë për anëtarësim të Kosovës në UNESCO. Qysh atëherë janë dhënë sinanje dhe porosi për revidimin e vendimit të njohjes së Maqedonisë me emrin kushtetues dhe përzierje të shërbimeve sekrete në Mal të Zi dhe ngjarjet e 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë. Lidhja mes këtyre dy ngjarjeve ka të bëjë me bllokimin e anëtarësimit të dy vendeve në NATO dhe BE. Pas të gjitha këtyre ngjarjeve ekziston tendenca që të ndihmohet Rusia në qëllimet e saj, për ta penguar integrimin e rajonit në BE dhe NATO”, vleron ish-ambasadori Alajdin Demiri.
Tërheqja e të gjithë personelit diplomatik nga Ambasada në Shkup është rast i rrallë në diplomaci. Përdorimi i fjalëve si intensive apo ofansive po ashtu është i rrallë edhe në teori, shprehet profesori universitar Nikola Dujovski.
“E nevojshme është të presim dhe të shohim se si do të reagojë shteti serb në periudhën në vazhdim. Paralajmërimet janë se diplomatët do të kthehen gjatë kësaj jave dhe të shohim se cili është qëllimi i tyre. Në diplomaci ekzistojnë shkallë dhe mundësi të ndryshme për shprehje e pakënaqësisë ndaj një shteti apo institucioni. Nëse Maqedonia me ndonjë akt ka shkelur konventat ndërkombëtare ekzistojnë hapa të tjerë, ndërsa tërheqja e diplomatëve është shumë i rrallë por edhe i vetmi në historinë moderne”, thotë Dujovski.
Profesori universitar Mersel Bilalli e ndërlidhë çështjen e tërheqjes së diplomatëve serb nga Maqedonia me ngjarjet e 27 prillit. Sipas tij, Serbia nuk ka dhënë një sqarim të qartë se a kanë qenë me dije apo pa dije të saj strukturat serbe janë përfshira në incidentin e Parlamentit.
“Problemi real qëndron në tentativën e grusht-shtetit VMRO-Rusi pas zgjedhjeve parlamentare, ku disa struktura serbe po ashtu u patën përfshi aty. Serbia kishte obligim që të jepë sqarime nëse ajo kishte ndodhë me dijen apo pa dijen e saj. Megjithatë, jam i mendimit se të dy shtetet duhet të përmbahen nga acarimi i mëtejmë, pasi kjo do ta dëmtonte projektin “Berlin Plus” për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, thotë Bilalli.
Maqedonia po i largohet ndikimit rus
Ish-ambasadori Nano Ruzhin e vlerëson hapin e Serbisë si skandal diplomatik për të treguar se ajo “kollitet” në Ballkan. Serbia do të tregojë rezistencë ndaj faktorit ndërkombëtarë dhe të parandalojë njohjen e Kosovës në UNESKO. Maqedonia me ndërrimin e pushtetit të saj tregoi se po largohet nga ndikimi rus dhe po afrohet me NATO-n dhe BE-në.
“Largimi i personelit diplomatik nga Maqedonia është një përpjekje e Serbisë që të ushtrojë trysni ndaj politikës maqedonase. Vendimi është marrë pas deklaratave të ambasadorëve të Maqedonisë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Serbia ka qeveri populiste që ka për qëllim të fuqizojë imazhin e saj në Ballkanin Perëndimor dhe të fitojë pikë pozitive në politikën e brendshme të saj. Serbia nëpërmjet këtij veprimi tregon rezistencë ndaj faktorit ndërkombëtar dhe sqaron pozitën e saj ndaj NATO-s”, thotë Ruzhin.
Për ish-ministrin e punëve të jashtme të Maqedonisë Denko Malevski, veprimi i Serbisë është pa precedencë në mardhënjet diplomatike dhe reagim i ashpër në periudhën e komplikuar të mardhënjeve serbo-maqedonase. Sipas tij, pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë është vërejtur një lloj intensifikimi i raporteve mes Serbisë dhe Greqisë, me qëllim të bllokimit të ndikimit më të madh të Bullgarisë ndaj Maqedonisë.
“Këto janë ato ndikime të interesave rajonale të cilat nuk mund të parandalohen nga BE dhe NATO. Por anëtarsimi i Maqedonisë në këto dy institucione do të na mbronte këtë vend nga ndikimet e jashtme”, vlerëson Denko Malevski.
DW
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...