Lajme

Lushtaku tregon pse PDK po e mbështet Bekim Jasharin

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 22 August 2017

Kryetari i Skënderajt pas 22 tetorit do t’i kthehet jetës familjare. Së paku kështu Sami Lushtaku tha në një deklaratë për KosovaPress sot pasdite.

Lushtaku nuk do t’i hyjë edhe njëherë garës për të parin e Skënderajt pasi që dega e PDK-së në këtë qytet nuk do të nominojë asnjë kandidat për kryetar. Lushtaku tha se PDK do ta mbështes kandidatin e pavarur për kryetar të Skënderajt Bekim Jashari.

Djali i heroit të kombit Hamzë Jashari ka vendosur që të garojë për të parin e Skënderajt në zgjedhjet e 22 tetorit.

-Advertisement-

“PDK ka dashur që t’i bëjë nder familjes së komandantit legjendar Adem Jashari”, tha Sami Lushtaku. Të kujtojmë se Lushtaku ka qenë bashkëluftëtar i Adem dhe Hamzë Jasharit si dhe vjen nga i njëjti fshat sikurse Bekim Jashari, nga Prekazi i Poshtëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera