Lajme

Agim Veliu e Skënder Hyseni braktisin mbledhjen e LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 21 August 2017

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu dhe anëtari i kryesisë, Skënder Hyseni kanë dalë nga mbledhja e Kryesisë se LDK-së, qe po zhvillohet në zyret qendrore të këtij subjekti.

Asnjëri nga ta nuk kanë bërë me dije arsyet e largimit nga mbledhja. Por, kanë bërë me dije se mbledhja ende nuk ka përfunduar.

Kryesia e LDK-së, është mbledhur para më shumë se një ore dhe po diskuton për zgjedhjet lokale, por edhe zhvillimet në nivel qendror.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera