Tronditet Kisha Ortodokse, përfshihet në skandale seksuale!
Autori: Gazeta inFokus
17:22 | 20 Gusht 2017
Në një grup skandalesh seksuale që kanë tronditur Kishën Ortodokse Rumune disa zyrtarë të saj akuzohen se kanë përfituar nga roli i tyre për marrëdhënie seksuale me besimtarë.
Kisha Ortodokse e Rumanisë përballet me një krizë besimi, pasi këshilli i saj kreu një takim dy-ditor të enjten dhe të premten për të diskutuar disa raste të klerikëve të akuzuar kohët e fundit për përfshirje në skandale seksuale.
Kryeministri Rumun Shkarkohet nga Partia e Tij > Rumania në Festë pas Zbulimit të Rezervës Gjigante të Gazit > Rumania Përfiton nga Asetet e Zyrtarëve të Korruptuar
Rasti më i njohur lidhet me Corneliu Birladenau, peshkopin e Husit, në Rumaninë lindore, i cili u regjistrua teksa kryente marrëdhënie intime me një ish-seminarist, i cili aktualisht është prift.
Videoja u shfaq në qershor kur prokurorët anti-korrupsion arrestuan tre priftërinj në varësi të peshkopit, që u përpoqën ta shantazhonin në këmbim të parave ose pozitave në Kishë.
Metropolitani i Moldavisë dhe Bukovinës i ka ndaluar sakaq peshkopit të gjitha detyrat klerike dhe administrative, por këshilli mbetet të marrë vendimin përfundimtar.
Zëdhënësi i Patriarkanës Ortodokse Vasile Banesku tha se peshkopi ishte informuar se rrezikonte largimin nga detyra nëse nuk ishte në gjendje të paraqiste prova për të hedhur poshtë akuzat serioze.
Peshkopi mori pjesë në takimin të premten për të paraqitur prova që mbështetin pretendimin e tij se videot ishin të rreme. Sesioni qe i mbyllur dhe të gjithë anëtarëve iu kërkua të linin telefonat jashtë telefonët dhe pajisjet regjistruese.
“Kjo është hera e parë në historinë e Kishës Ortodokse Rumune që një klerik i lartë është në gjyq në këshill për një shkelje të tillë morale dhe disiplinore”, vuri në dukje Banesku të enjten.
Ai tha gjithashtu se kishte këshilluar peshkopin të jepte dorëheqjen, që skandali të mos dëmtonte imazhin e Kishës, por prelati kishte refuzuar.
Në një rast tjetër, Cristian Pomohaci, një prift në një fshat në qarkun e Mures, në Transilvani, u regjistrua teksa përpiqte të joshte një 17-vjeçar që të kryente marrëdhënie seksuale me të. Prifti është nën hetim nga zyra e prokurorit. Ai i ka mohuar akuzat.
I njëjti prift u përfshi në vitin 2013 në një eksorcizëm, një praktikë që Kisha Ortodokse Rumune e ndalon. Ndaj një komision i disiplinës së Kishës e dërgoi atë në një manastir për lutje dhe pendim.
Abboti i një manastiri në rajonin verior të Maramures, ndërkohë është akuzuar nga një student i teologjisë se ka provuar ta joshë atë. Studenti publikoi një regjistrim të bisedës në internet, por abati e ka mohuar akuzën dhe ka thënë se do ta provojë pafajësinë në një gjykatë laike.
Patriarku Daniel i Kishës Ortodokse Rumune kërkoi publikisht falje më 28 korrik për “shqetësimin” e krijuar nga skandalet tek besimtarët ortodoksë në Rumani.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...

































