Lajme

Assadi thotë se lufta s’ka mbaruar, por ja çka thotë për perëndimin!

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 20 Gusht 2017

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë sot se derisa vendi i tij i ka parandaluar komplotet e Perëndimit për ta rrëzuar atë, ushtria e tij ende nuk i ka mposhtur kryengritësit dhe se lufta vazhdon.

Në një fjalim televiziv, Assad ka thënë se edhe pse ka shenja të fitores pas luftës civile gjashtë vjeçare e gjysmë, “beteja vazhdon dhe se ku ndodhemi më vonë dhe a do të jetë e mundur të flasim për fitore .. kjo është një çështje tjetër”, transmeton Express.

Assad nuk dha shpjegime për këtë.

-Advertisement-

Megjithatë, ai shtoi se ndihma e ofruar nga aleatët e saj, Rusia, Irani dhe lëvizja e Libanit, Hezbollahu, ia kanë mundësuar ushtrisë së tij të korr fitore në fushëbeteja dhe ta ulë barrën e luftës.

“Përkrahja e tyre e drejtpërdrejt – politike, ekonomike dhe ushtarake – na ka ndihmuar të shënojmë përparime të mundshme në fushëbetejë dhe t’i pakësojmë humbjet dhe barrën e luftës,” ka thënë Assad.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy