AKP-ja shet prona pa certifikata pronësore (Dokumente)
Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 20 August 2017
Agjencia Kosovare e Privatizimit(AKP) në shpalljen për shitjen e aseteve të ndërmarrjeve në likuidim në valën e 35-të që do të mbahet në shtator, ka paraparë edhe privatizimin e objektit “Gërmia” lokali nr.168 në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Ndërsa, në ofertën e publikuar nga vet kjo Agjenci, thuhet se AKP nuk posedon dokumente që e dëshmojnë pronësinë e objektit
Në shpalljen për shitje të AKP-së, thuhet se ekziston marrëveshja për bartjen e të drejtës për ndërtimin e objektit, e datës 29. 03. 1978 e nënshkruar nga Ndërmarrja Publike Banesore për tokë ndërtimore dhe NSh “Gërmia. Gjithashtu, në këtë shpallje thuhet se nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri.
Mirëpo, Vlora Konushevci zyrtare e lartë për Marrëdhënie me Publiku dhe Media në AKP ka thënë për kosovapress se pavarësisht se AKP nuk ka dokumente të bollshme, posedojnë një marrëveshje me shkrim me Ndërmarrjen Banesore Ndërtimore (BVI) të vitin 1978, ku dëshmohet se prej asaj kohe e deri më sot ky aset është në pronësi të ndërmarrjes “Gërmia”.
“Për këtë aset ekziston marrëveshja në mes të autoritetit të atëhershëm (tash BVI), i cili është marrë me menaxhimin e tokës ndërtimore, i cili ka lejuar ndërmarrjen shoqërore “Gërmia” me ndërtuar asetin në tokë, ku i ka dhënë leje, dhe përveç asaj i ka dhënë të drejtën edhe të shfrytëzimit për lidhje në infrastrukturë, ujësjellës, kanalizim dhe në sistem energjetik. Ajo për neve paraqet bazën, të cilën ne e dëshmojmë se ai aset i takon ndërmarrjes shoqërore “Gërmia”. Përveç kësaj prej vitit 1978, “Gërmia” e ka pasur këtë aset në shfrytëzim. Asnjëherë nuk është kontestuar pronësi e “Gërmisë”, as nga ndonjë subjekt juridik ose privat. Prej atëherë AKP si menaxhere apo administratore e ndërmarrjeve shoqërore, respektivisht “Gërmia” e ka pasur në menaxhim këtë aset, pra, këtu nuk ka asnjë dilemë”, theksoi Konushevci.
Ajo ka shtuar se AKP sa herë të vendosë ndonjë aset në shitje, i ka disa mekanizma dhe disa hapa që i ndërmerr për t’u siguruar që aseti është në rregull.
“Ne veprojmë vetëm sipas mandatin tonë. Nëse komuna kishte me pasur ndonjë pretendim pronësor mbi atë tokë, deri tash ishte dashur me na njoftuar, por nuk ka pasur, kështu që ne kemi pasur kësi rate edhe më herët dhe blerësit nuk kanë pasur telashe për sa di me i vendosur ato asete në emër të tyre”, theksoi ajo.
Konushevci ka siguruar se AKP nuk shet asete pa dokumente bazë. Ajo ka arsyetuar marrëveshjen me Ndërmarrjen Banesore, sepse në atë kohë marrëdhëniet pronësore juridike kanë lejuar që një ndërmarrje shoqërore të ndërtojë një aset në tokë të ndërmarrjes publike, siç është rasti me asetin në fjalë.
“AKP nuk shet asete pa dokumentet ose pa e dëshmuar që aseti i takon ndërmarrjes së caktuar, siç është rasti me asetin e “gërmisë”, por duhet me pasur parasysh se në të kaluarën kur është ndërtuar ky objekt, në vitin 1978, rrethanat e atëhershme juridike, ekonomike dhe politike të sistemit socialist kanë qenë tjera prej këtyre që i kemi sot. Në atë kohë p,sh. marrëdhëniet pronësore juridike kanë lejuar që një ndërmarrje shoqërore me ndërtuar një aset në tokë të ndërmarrjes publike, për interesat publike apo për shkak të planit urbanistik, siç është rasti këtu njësoj me këtë aset të ndërmarrjes shoqërore të Gërmisë”, theksoi Konushevci.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...