Polonia kërkon mbylljen e kufijve të BE-së për emigrantët
Autori: Gazeta inFokus
08:15 | 20 Gusht 2017
Ministri i Brendshëm i Polonisë, Marius Blasçak, bëri thirrje për të mbyllur kufijtë e Evropës për emigrantët me qëllim ndërprerjen e sulmeve terroriste.
Zyrtari polak edhe më parë kishte shprehur qëndrimin e tij të ashpër kundër emigracionit. Kjo nuk është hera e parë që zyrtarë të lartë nga disa vende të Evropës Lindore, veçanërisht Polonia dhe Hungaria po kërkojnë të lidhin krizën midis refugjatëve të paligjshëm dhe emigrantëve të paligjshëm dhe përhapjes së terrorizmit në Evropë.
Autoritetet e këtyre dy vendeve, në veçanti Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, kanë refuzuar të pranojnë azilkërkuesit. Nisur nga niveli i çështjeve socio-ekonomike ata pohojnë se hyrja e azilkërkuesve në vendet evropiane kërcënon ekzistencën e këtyre vendeve në radhë të parë. Kjo çon në masa pasive dhe reaktive nga disa qeveri evropiane për t’u marrë me azilkërkuesit me pretekstin e kërcënimit të tyre dhe me pretekstin e rritjes së rrezikut të terrorizmit.
Pavarësisht protestave nga grupet e të drejtave të njeriut, qeveritë evropiane kanë zbatuar politika të rrepta kundër azilkërkuesve. Një nga justifikimet e tyre për një veprim të tillë është mundësia e infiltrimit të terroristëve midis azilkërkuesve. Natyrisht, propaganda e grupeve terroriste ka qenë gjithashtu e dobishme në intensifikimin e masave kufizuese. Ndërsa grupi terrorist ISIS ka njoftuar se ka aktivizuar disa nga elementët e tij për operacione terroriste, duke i dërguar ata në Evropë si azilkërkues. Nga ana tjetër, edhe Ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov shprehet i vendosur për luftimin e migracionit ilegal. Ai theksoi se në të ardhmen do të angazhohet më shumë ushtria bullgare për mbrojtjen e kufijve me Turqinë.
Ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov shprehet se kufiri bulgaro-turk do të duhet të ndahet në pesë zona për të ndalur hyrjen e emigrantëve. “Në secilën nga këto zona ne do dërgojmë një trupë të armatosur në madhësinë e një kompanie që të mbikqyrë brezin përkatës kufitar. Atje do të jenë prezente edhe trupa speciale luftarake.” Në tërësi Bullgaria parashikon të angazhojë 600 ushtarë për ruajtjen e kufirit. “Kemi parë në praktikë, se ushtria është më efektive në sigurimin e kufijve se policia”, thotë ministri bullgar. Ai bëri të ditur, se për mbikqyrjen e kufirit do të përdoren edhe drone dhe kamera.
Në të njëjtën kohë Karakachanov kritikoi BE që nuk ia ka dalë deri më tani të mbyllë rrugët e Mesdheut për migrantët. “Ne duhet që në Itali dhe Greqi të vendosim trupa të NATO-s që të mbrojnë në raste nevoje kufijtë e jashtëm të BE-së edhe me forcën e armëve.” Vlerësimi i ministrit bullgar të Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov, është se shumica e atyre që vijnë në Europë përmes Mesdheut janë migrantë ekonomikë. “Ata nuk përndiqen, nuk kanë nevojë për mbrojtje të jetës së tyre, ata duan thjesht të vijnë në një vend të pasur perëndimor.”

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...

































