Lajme

Sejdiu përkrah propozimin e Kurtit!

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 18 August 2017

Deputeti i Aleancës Kosova e re, pjesë e koalicionit LDK-AKR-Alternativa ka komentuar propozimin e Albin Kurtit që nëse koalicioni PAN nuk propozon kandidatin e tyre në seancën e 24 gushtit, ai fton deputetët tjerë ta propozojnë një kandidat për kryetar të Kuvendit.

Sejdiu ka thënë se për këtë gjë vendos koalicioni, ndërsa personalisht i ka dhënë mbështetje këtij propozimi.

Ai në një deklaratë për lajmi.net ka thënë se edhe në takimin e fundit konsultativ që kanë pasur si koalicion ka dhënë qëndrimin e tij, se e drejta për ta propozuar kandidatin nuk është absolute dhe nëse PAN nuk propozon kandidatin e tyre, atëherë nënkupton se ata heqin dorë nga kjo e drejtë.

-Advertisement-

“Në nivel të koalicionit nuk mund të flas sepse edhe nuk e kam parë letrën e Kurtit, dhe natyrisht koalicioni merr vendime në nivel të koalicionit”

“Mirëpo në nivel personal unë edhe në takimit e fundit konsultativ e kam cekë që e drejta e tyre për të propozuar kandidatin nuk është absolute, dhe në momentin që ata dështojnë që sërish ta propozojnë kandidat atëherë nënkuptohet që heqin dorë nga kjo e drejtë. Natyrisht e kuptoj ndodha ta edhe propozimin e Kurtit që të shkojë në atë drejtim”, ka thënë Sejdiu për lajmi.net.

I nominuari për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka propozuar që VV dhe LAA ta propozojnë një kandidat të tyre për kryetar të Kuvendit në seancën e 24 gushtit.

Ai ka thënë se këtë veprim duhet bërë për të zhbllokuar situatën e krijimit të institucioneve, që sipas tij, po bënë PAN-i.

Kurti ka thënë se nëse në seancës e javësh së ardhshme, nëse PAN nuk propozon kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit, atëherë deputetët të cilët deri tani kanë marr pjesë në seanca ta propozojnë një kandidat dhe ta zgjedhin kryetarit.

“Konkretisht, propozojmë që ne deputetët pjesëmarrës të rregullt të seancës konstituive të përzgjedhim një kandidat të përbashkët për Kryetar të Kuvendit për datën 24 gusht. Në atë datë, nëse PAN e bojkoton seancën apo nëse refuzon të paraqesë kandidatin e saj, atëherë ne do të votojmë tonin. E nëse PAN do ta paraqesë një kandidat, atëherë secili subjekt e deputet do të bëjë zgjedhjen e vet (sepse nisma që ne propozojmë në radhë të parë ka për synim tejkalimin e këtij bllokimi). Nëse kandidati i paraqitur nga PAN nuk do të marrë votat e duhura, atëherë kandidati i përbashkët do të mund të votohet në të njëjtën seancë”, ka shkruar Kurti.

Seanca e radhës konstituive e Kuvendit do të mbahet më 24 gusht. Për këtë seancë zyrtarë të koalicionit PAN ka thënë se do të marrin pjesë dhe se do të paraqesin kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit, e që kanë thënë se do të jetë Kadri Veseli.

Deri më tani janë mbajtur 5 seanca konstituive të Kuvendit, por që nuk është zgjedhur kryetari e as nënkryetarët e Kuvendit, pasi PAN nuk ka propozuar kandidatin e tyre për kryeparlamnetar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera