Lajme

Sulmi ndaj Ollurit, Thaçi: Gazetarët mos të dekurajohen nga aktet kriminale

Autori: Gazeta inFokus 07:44 | 17 Gusht 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj sulmit që iu bë mbrëmë gazetarit Parim Olluri dhe gruas së tij.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka thënë se gazetarët nuk duhet të dekurajohen nga aktet e tilla, port ë vazhdojnë me punën e tyre.

Ja postimi i Thaçit:

-Advertisement-

Sulmi ndaj gazetarit Parim Olluri është i patolerueshëm në shtetin të cilin e kemi ndërtuar mbi vlerat e demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe shprehjes së lirë.

Parimit dhe bashkëshortes së tij u uroj shërim të shpejtë, derisa nga organet kompetente kërkoj veprime të vendosura dhe të shpejta, në mënyrë që sulmuesit të dalin para drejtësisë.

Gazetarët nuk duhet të dekurajohen nga akte të tilla kriminale.

Përkundrazi!

Ata duhet të vazhdojnë, me një vendosmëri të pathyeshme, rolin e tyre të pazëvendësueshëm në një shoqëri demokratike.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy