Lajme

Shukri Buja largohet nga PDK-ja, paralajmërohet bashkimi i tij me një parti tjetër

Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 16 August 2017

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-në, Shukri Buja ka konfirmuar se është larguar zyrtarisht nga Partia Demokratike e Kosovës.

I pyetur se a ishte arsyeja e largimit të tij nga PDK-ja mos futja e tij në listën zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit, Buja tha, se nesër do t’i sqarojë të gjitha rrethanat që e kanë bërë të largohet nga partia të cilës i shërbeu për vite.

“Po, nesër do ta merrni vesh se me cilën parti do të bashkohem”, ka thënë ai, për lajmi.net.

Burime të këtij mediumi kanë bërë të ditur se Buja do të bashkohet me partinë Nisma për Kosovën, e udhëhequr nga Fatmir Limaj.

-Advertisement-

Siç është thënë më tej, nesër Nisma përmes një konference për media e prezanton anëtarin e saj më të ri, Shukri Bujen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera