Lajme

Dy holandezë para gjykatës për shkak të vezëve të infektuara

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 15 August 2017

Dy shtetas holandezë kanë dalë sot para gjykatës për shkak të skandalit me vezë të infektuara, të cilat janë shitur në gjithë Evropën.

Dy meshkuj, të cilët mediat holandeze i kanë identifikuar si Martin van de B. (31) dhe Matis I.J. (24), kanë dalë në seancën e mbyllur para gjyqtarit në qytetin holandez Zwolle.

Të dy ata akuzohen se kanë rrezikuar shëndetin publik duke përdorur substanca të dëmshme.

-Advertisement-

Menaxherët e kompanisë holandeze “Chickfriend” janë arrestuar të enjten e kaluar, në kuadër të hetimeve për përdorim ilegal të insekticidit të dëmshëm potencial në industrinë e shpezëve.

Kompania holandeze është në epiqendër të skandalit me vezët e infektuara me insekticidin fipronil.

Miliona pula janë tërhequr nga supermarketet evropiane për shkak të frikës se janë të kontaminuara me insekticidin fipronil, i cili është i popullarizuar për trajtimin e rriqrave, merimangave, por është i ndaluar të përdoret në zinxhirin e ushqimit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konsideron se fipronili është helmues kur përdoret në masa të mëdha dhe shkakton dëmtimin e organeve të njeriut. /kp/Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera