Emergjencat të trajtohen me urgjencë
Autori: Gazeta inFokus
15:47 | 14 Gusht 2017
Shkruan: Tahir Ahmeti
Sa herë duhet të flasim,shkruajmë dhe alarmojmë për kushtet shumë të keqija duke përfshirë mjetet e punës dhe pajisjet personale me të cilat punojnë zjarrfikësit shpëtues të Kosovës?
Deri më tani nuk ka pasur as lëvizje më të vogël në këtë aspekt, as ndonjë diskutim i institucioneve e lëre më ndonjë investim i dukshëm në këtë sektor.
Gjatë javës së kaluar ishim dëshmitarë të dy rasteve të zjarrit, njëra në një objekt hotelier në Vushtrri e tjetra në një shtëpi private dhe në një shkollë në Mitrovicë. Çka ndodhi? Edhe pse zjarrfikësit shpëtues arritën në kohë optimale në vendin e ngjarjes u pa qartë që ajo për të cilën edhe ata në shumë raste janë ankuar (mjetet e punës) ishin në gjendje të mjerueshme. Në rastin në Vushtrri vërehej qartë mungesa e ujit të mjaftueshëm, shtypjes së ujit, stafit të zjarrfikësve, pajisjeve personale mbrojtëse.
Derisa flakët e kishin kapluar kulmin e objektit dhe vazhdonin me të madhe të përhapeshin, ajo që bënin ata zjarrfikës ishte shumë e paktë, jo që ata nuk donin dhe nuk angazhoheshin që ta kryenin punën me përkushtim por në mungesë të mjeteve të punës që janë pothuajse demode.
Te rasti në Mitrovicë ishte vërtetë për keqardhje të shihej duke u djegur kulmi i një shkolle. Edhe atje zjarrfikësit intervenuan me kohë por ajo që u pa në disa xhirime amatore lë shumë për të dëshiruar. Flakë të mëdha dhe tym i madh vazhdonin të dilnin nga kulmi i shkollës ndërsa zjarrfikësit po mundoheshin që të bënin të pamundurën me ato mjete që realisht edhe nuk pritej të bënin më shumë. Vërehej qartë edhe aty mungesa e ujit, pastaj presioni i ujit nga gypat që vijnë nga mjetet (kamionët) e zjarrfikësve ku mezi arrihej të hudhej uji në pjesën e kapluar nga zjarri.
Mungesa e makinës me shkallë për luftimin e zjarreve në objekte të larta, numër shumë i vogël i zjarrfikësve e çka ishte shumë e dhimbshme se shihej qartë mungesa e pajiseve mbrojtëse përsonale. Një zjarrfikës lufonte me zjarrin në tym të dendur e që nuk kishte fare maskë me ajër të oksigjenit që është masë elementare mbrojtëse për një zjarrfikës kur i ekspozohet tymit. E tmerrshme, rrezikohej edhe jeta e tij nga flakët e mëdha dhe nga thithja e sasive të mëdha të tymit që vazhdonin të dilnin nga aty. Siguria personale e zjarrfikësve duhet të jetë në rend të parë, e ajo ishte zero në atë intervenim.
Në një periudhë tre ditëshe u dogjën dy-tre objekte dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale, por a duhet të presim që të ndodhë ndonjë rast më tragjik dhe dikush të humbë jetën në mënyrë që të kuptohet me seriozitet gjendja e mjerueshme në këtë sektor të rëndesishëm të sigurisë në Kosovë.
Qeveria e ardhshme duhet që me urgjencë ta trajtojë këtë kategori, të bëhet një vlerësim i gjendjes së tashme juridike të njësive të zjarrfikësve e cila është shumë e mjegulluar ku pagat ipen nga komunat ndërsa shërbimet tjera kryhen nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent(AME) e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Duhet që të bëhet urgjentisht një komision vlerësues dhe të dilet në terren që të shihen kapacitetet e të gjitha njësive të zjarrfikësve në Kosovë dhe në mënyrë të menjëherëshme të fillohet me investime.
Tek e fundit ky eshte investim i cili duhet të bëhet për të mbrojtur pronat dhe jetët e vetë qytetarëve të Kosovës, të cilët janë taksapagues të këtij shteti.
(Autori është njohës i fushës së emergjencave dhe bashkë-themelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë – SPRC)

T� tjera
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...































