Lajme

Del Ponte: Ekzistojnë prova të mjaftueshme për të dënuar Assadin

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 13 August 2017

Komiosioni Hetimore i OKB për Sirinë ka prova të konsiderueshme për të dënuar presidentin Bachar al-Assad për krime lufte, pohoi në një intervistë publikuar sot një prej anëtarëve më të shquar të këtij institucioni, Carla Del Ponte që pritet të japë dorëheqjen.

“Provat janë të mjaftueshme për të dënuar presidentin sirian, Bachar al-Assad për krime lufte, jam e bindur për këtë fakt”, njoftoi ish-prokurorja për krime lufte në një intervistë për mediat zvicerane “Mëngjesi i së Dielës” dhe “SonntagsZeitung”.

Por për shkak të vetos së Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për krijimin e një gjykate ndërkombëtare, nuk do të ketë as akuzë as gjykate speciale për momentin”, shtoi ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera