Cinizmi i Ramës, nga pushimet falenderon ushtarët që po luftojnë me zjarret në vend
Autori: Gazeta inFokus
14:42 | 11 Gusht 2017
“Ushtar i I, Vangjeli Limallari 20 vjeç dhe Ushtar i I, Ornela Shaba 22 vjeç; dy ndër shumë heronjtë e këtyre ditëve të vështira përballjesh me zjarret, në kushte klimaterike asfiksuese. Mirënjohje për ta dhe respekt për punën e tyre në shërbim të vendit’’. Kështu shkruan kryeministri Rama nga facebook-u i tij ditën e sotme ku falenderon dy ushtarë për punën e tyre në shërbim të vendit.
Por në këtë postim të kryeministrit Rama ka dy ironi të mëdha. E para është se Rama më shumë mundësi e ka bërë postimin në ndojë vend ku po kalon pushimet në rehatinë e tij, ndërkohë flet për sakrificën e ushtarëve që po merren me flakët. Edhe pse detyra e një kryeministri në raste të tilla ku po i afrohemi një emergjence civile, është ajo e të gjendur në ballë të situatës, Rama preferon t’i ndjekë nga larg këto ngjarje duke i komentuar nga facebook-u.
Nga ana tjetër, siç duket edhe nga fotoja e ushtarëve me lopata, zjarrëfikësit shqiptar nuk kanë mjetet e duhura për të shuar vatrat e zjarrit në gjithë territorin e vendit. Nga 61 bashki që ka vendi, 23 prejt tyre nuk e ofrojnë fare shërbimin zjarrfikës dhe një pjesë e atyre që e ofrojnë, kanë shumë mungesa në infrastrukturë, duke qenë se mjetet janë të vjetra. Po ashtu, ka pasur dyshime dhe janë nisur hetime për shpërdorim fondesh nga pushteti lokal më çështjen e zjarreve.
Mjetet për fikjen e zjarreve nga ajri janë pothuajse inekzistente. Pak ditë më parë vendi ynë kërkoi ndihmë nga shtetet fqinje për mjete të tilla për të përballuar situatën. Në të njëjtën kohë, disa kryetarë bashkie shprehen se janë të pafuqishëm për të reaguar ndaj një gjendjeje të tillë. Ndërsa flasim, zjarret vazhdojnë të djegin pyje dhe toka, duke iu afruar banesave, por siç duket, kryeministrit nuk i bën shumë përshtypje e gjithë kjo tablo alarmante, ku kërkohet ndërhyrje e mënjëhershme dhe reflektim mbi atë çka nuk është bërë në pushtetin lokal që shërbimi zjarrfikës ka pushuar së ekzistuari.
Një postim i tillë nga rehatia e tij dhe në gjendjen në të cilën gjendet shërbimi ynë zjarrëfikës, i cili përpiqet të fikë zjarret me lopata e shpeshherë pa mjete mbrojtëse, duket më shumë si cinizëm se sa mirënjhje nga kryeministri i vendit./ Lapsi.al

T� tjera
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...

































