Lajme

Zjarr në Gjinar të Elbasanit, izolohet fshati, zjarrfikësit e kanë të vështirë të ndërhyjnë

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 09 Gusht 2017

Në fshatin Gjinar, bashkia Elbasan ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha.

Mësohet se për shkak të zjarrit është izoluar edhe fshati Dërstilë. Ndërkohë, zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shuar flakët, por për shkak të terrenit të thyer malor dhe sipërfaqes së madhe të zjarrit nuk është mundur që zjarri të izolohet.

Janë dërguar në ndihmë edhe forcave ushtarake dhe operacioni është në vazhdim.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy