Lajme

Bashkëpunimi opozitar kundër Edi Ramës, PD jep pesë kushte për LSI

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 08 Gusht 2017

Zgjedhjet e 25 qershorit i kaluan në opozitë dy partitë kundërshtare të Ramës, PD dhe LSI. Më ardhjen e parlamentit të ri, këtyre dy partive u duhet të bashkëpunojnë së bashku për pozitën e re, por ky bashkëpunim nuk ëhstë i lehtë duke patur parasysh akuzat dhe ndasitë mes këtyre 2 subjekteve politike. Si rrjedhojë, deputetë dhe përfaqësues të forumeve të larta të Partisë Demokratike nuk e përjashtojnë mundësinë e një bashkëpunimi politik me Lëvizjen Socialiste për Integrim, kundër kryeministrit Edi Rama dhe shumicës që kryeson, por me disa kushte që duhet të plotësohen dhe pranohen nga ana e LSI. Sipas tyre, LSI duhet të reflektojnë për rolin e saj negativ gjatë bashkëqeverisjes katërvjeçare me PS, të realizojë një katarsis të vërtete brenda vetes, të fitojë moralin politik, të heqë dorë nga taktikat politike si dhe të japë prova se mbetet një parti opozitare.
Kushtet e PD për LSI:
Partia Demokratike të ketë rolin e dorës së parë në opozitëbërje.
LSI të reflektojë për rolin e saj gjatë bashkëqeverisjes katërvjeçare me PS.
LSI të realizojë një katarsis të vërtete brenda vetes.
LSI të fitojë moralin politik.
Të japë prova se mbetet në parti opozitare

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy