Pasuria e deputetëve gjermanë, a mund të jepë i pavarur parlamenti?
Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 08 August 2017
Shumë deputetë gjermanë kanë të ardhura dytësore të mëdha. A ndikon kjo në pavarësinë e parlamentit?
Shumica e anëtarëve të parlamentit gjerman nuk ka të ardhura dytësore prej më shumë se 1000 euro në muaj apo 10,000 euro në vit, të cilat duhet t’i deklarojnë në mënyrë të posaçme. Megjithatë një ndër katër deputetë – pra 178 nga gjithsej 630 deputetë që ka parlamenti gjerman – ka të ardhura dytësore që e kalojnë këtë kufi. Disa prej tyre janë për shembull anëtarë bordesh mbikëqyrëse, të tjerë krahas mandatit si deputetë punojnë si avokatë, apo kanë ndonjë fermë
Arbitrarizëm?
Deputeti dhe bujku Josef Rief (CDU) kritikon fatin se deputetët janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat, por jo fitimin. Ai thotë se pasi zbret nga të ardhurat shpenzimet për pagat dhe harxhimet e tjera të nevojshme për fermën prej 50 hektarësh si dhe të fermës për mbarështrimin e derrave, atij nga të ardhura prej 686.000 deri në 1,1 milionë euro, i mbeten si fitim rreth 11.000 euro. Sipas tij lista e përpiluar nga Fondacionit Otto Brenner dhe nisma abgeordnetenwatch.de është arbitrare.
Edhe deputeti dhe bujku nga Brandenburgu Hans-Georg von der Marwitz thotë se ai nuk mund të heqë dorë nga ferma, meqë është zgjedhur si deputet. Edhe sipas tij lista nuk është e sakte, sepse deputetët që nxjerrin të ardhura dytësore prej leksioneve, konsulencave apo posteve në borde mbikëqyrëse sipërmarrjesh të ndryshme, nuk kanë shpenzime për personel dhe harxhime të tjera, dhe nuk u duhet të zbresin shpenzime të tilla nga të adhurat e tyre.
Peer Steinbrück
P.sh. ish-kandidati i SPD-së për postin e kancelarit Peer Steinbrück, ka fituar që nga viti 2009 prej fjalimeve dhe referateve 1,25 milionë euro si dhe 110.000 euro të tjera si anëtar i bordit mbikëqyrës të koncernit të çelikut ThyssenKrupp.
Rregulla të reja për më tepër transparencë
Për shkak të akuzave se deputetët fitojnë shumë me punë dytësore, parlamenti ka vendosur në vitin 2013 një sistem të ri të përshkallëzuar për deklarimin e të ardhurave. Ky shkon nga 1.000-3.500, shkalla më e ulët, e deri në 250.000 euro, shkalla më e lartë.
Por sipas autorëve të studimit për të ardhurat e parlamentarëve që të dy deputetët bujq, pra Josef Rief dhe Hans-Georg von der Marwitz, janë edhe anëtarë të Komisionit Parlamentar për Ushqimin dhe Bujqësinë.
Gregor Hackmack, bashkëthemelues i nismës për vëzhgimin e deputetëve abgeordnetenwatch.de, thotë për DW se “është problematike kur në një komision të tillë janë anëtarë deputetë që kanë vetë ferma dhe që marrin vendime për subvencionime prej të cilave përfitojnë edhe fermat e tyre.”
Sipas studimit vihet re se në përgjithësi deputetët në përfundim të periudhës elektorale kanë më tepër të ardhura nga punë dytësore, se sa në fillim kur kanë marrë mandatin. Në këtë rast Gregor Hackmack shtron pyetjen, a i kanë gjetur ata këto punë dytësore falë mandatit si deputetë?
Megjithatë sipas tij rregullat për më tepër transparencë dhe sistemi i ri i përshkallëzuar për deklarimin e të ardhurave ka bërë që shumë deputetë t’i kufizojnë punët e tyre dytësore. Por sipas mendimit të Gregor Hackmack këto rregulla duhet të ashpërsohen edhe më tej.
DW
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...