Lajme

Ujësjellësi i ri i lë pa ujë banorët e Polacit

Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 06 August 2017

I lëshuar në përdorim më 24 qershor të këtij viti, ujësjellësi nuk po arrin të furnizojë me ujë banorët e Polacit të Skenderajt.

I kontaktuar nga kallxo.com, Isuf Hoti, kryetar i fshatit Polac, tha se po kanë vazhdimisht probleme me ujin e pijshëm.

Për këtë Hoti fajin ia hedh kompanisë që e ka shtrirë rrjetin e ujësjellësit. Ai thotë se kompania nuk i kryer punët si duhet.

-Advertisement-

Ndërsa zëdhënësi i Komunës së Skenderajt, Hajriz Koci, tha se janë në dijeni për disa defekte në ujësjellësin e Polacit dhe se po punohet për sanimin e tyre.

“Menjëeherë pas lëshimit në funksion janë evidentuar disa defekte teknike. Disa prej tyre janë shkaktuar nga banorët gjatë punimeve në ndërtimin e objekte ose punimeve të tjera, ndersa defektet e tjerat kanë qenë të natyrës së vogël teknike. Këto defekte tashmë janë në fazën finale të evitimit nga kompania punëkryese”, tha zëdhënësi Koci.

Po ashtu, zëdhënësi i Komunës theksoi se banorët e Polacit po përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë edhe për shkak të mungesës së sasisë së mjaftueshme të ujit nga Ujësjellësi i Mitrovicës në këtë stinë kur konsumi është shumë i madh.

Ndryshe, ujësjellësi në Polac është lëshuar në përdorim para një muaji e gjysmë.

Në ceremoninë e vënies në funksion të ujësjellësit të pranishëm kanë qenë edhe nënkryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtues të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Mitrovica.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera