Zjarret/ Bushati falenderon Kotzias për ndihmën
Autori: Gazeta inFokus
19:04 | 06 Gusht 2017
Situata e vështirë e zjarreve më të cilët po përballet vendi ynë e detyruan shtetin që të kërkojë ndihmë tek shtetet fqinje. Kësaj kërkese për ndihmë Greqia iu përgjigje pozitivisht duke sjell disa avionë zjarrfikës për të vënë në kontroll flakët. Ministri Bushati ka shprehur falënderimet e tij nëpërmjet një statusi në “Twitter” homologut të tij Nikos Kotzias.
Dhe ky postim ka gjetur vend në shumicën e mediave greke, të cilat e kanë publikuar orët e fundit.
“Mirënjohës për Nikos Kotzias dhe qeverinë greke në sigurimin e ndihmës së konsiderueshme gjatë përpjekjeve tona për të shuar zjarret në jug të Shqipërisë”, ka shkruar Bushati në llogarinë e tij personale në rrjetin social.
Qeveria greke i është përgjigjur menjëherë pozitivisht kërkesës së Bushatit ndaj Ministrisë së Jashtme greke, e për pak orë me ndërhyrjen e zotit Kotzias, Athina ka dërguar dy mjete fluturuese nga Korfuzi, të cilat po operojnë për 3 ditë me radhë në zonat jugore të Shqipërisë, në bashkëpunim me repartet shqiptare të zjarrfikësve, për shuarjen e vatrave të shumta të zjarreve.
Bëhet fjalë për dy avionë të tipit “PZL”, që kanë kryer vetëm të shtunën mbi 3 dalje në zonë, duke plotësuar mbi 12 orë fluturim, ndërsa nga e enjtja janë kryer 14 operacione në terren, me mbi 30 orë fluturim. Ndërkohë vlen të përmendet se Shërbimi grek i Zjarrfikësve është i angazhuar tërësisht ditët e fundit në shuarjen e zjarreve në shumë zona të Greqisë kontinentale dhe në ishuj.

T� tjera
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...


































