Lekaj: Partitë që po bllokojnë institucionet po i frikësohen të ardhmes së tyre politike
Autori: Gazeta inFokus
16:50 | 06 Gusht 2017
Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka cilësuar se dy subjekte politike në vend sot duke dashur të përfitojnë sa më shumë kohë, janë duke bllokuar pa të drejtë konstituimin e Kuvendit e që sipas tij synimi i vërtetë është bllokimi i krijimit të qeverisë së re.
Sipas Lekajt disa nga këta persona që po bllokojnë formimin e institucioneve asnjëherë nuk kanë dashur të dijnë çka është mirë për Kosovën.
Ky është postimi i plotë:
Të jemi të sinqertë me opinionin! Shtetet demokratiket janë thuajse @do herë në zgjedhje, e në rotacione politike, njëjtë edhe Kosova. Duke qenë kështu, tani pas zgjedhjeve nacionale të cilët janë mbajtur më 11 qershor, Presidenti i vendit në konsultim me subjektet politike ka caktuar datën e zgjedhjeve lokale, më 22 tetor të këtij vitit. Sot dy subjektet politike, duke dashur të përfitojnë sa më shumë kohë, e rrjedhimisht në opinon (sidmos në atë elektoral), janë duke bllokuar pa të drejtë konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e synimi i vërtetë i tyre është bllokimi i krijimit të qeverisë së re. Nga kjo bllokadë, njëra palë pretendon se duke mos qenë Kryeministër, Ramush Haradinaj, ata nuk demaskohen që të dalin në shesh se kush janë në të vërtetë, ndërsa të dytët përfitojnë vazhdimin e të qenurit në qeveri.
Sepse të dy këto palë, të z.Haradinaj shohin atë që “duan” të bëhen, ndërsa të vetvetja shohin atë që kanë qenë, janë e do të jenë çdo herë në të vërtetë, prandaj kjo i frikëson për të ardhmen e vet politike. Disa nga këta njerëz, asnjëherë nuk kanë dashtur të dijnë çka është mirë për Kosovën. Gjithnjë kanë gjetur një alibi për të mos e mbështetur atë, në ecjen përpara.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...































