Lajme

Stavileci: S’ka hapësirë për panik sa i përket furnizimit me energji elektrike

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 02 August 2017

Paralajmërimet se mund të ketë mungesë të energjisë për shkak të mungesës së thëngjillit si pasojë e shpronësimeve, u diskutua edhe në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci tha se nuk ka hapësirë për panik, pasi që institucionet përkatëse,   kanë ndërmarrë të gjitha masat e veprimit, që të mos ketë pengesa, sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Ndërkaq ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Sshala tha se ministria që ai drejton i ka kryer punët që i takojnë sa i përket procesit të shpronësimeve, por sipas tij KEK-u është vonuar në këtë drejtim.

-Advertisement-

Ndërkaq kryeministri në detyrë Isa Mustafa, kërkoi nga institucionet e vendit që të marrin masa, që vendi oë mos mbet pa furnizim me energji.

Krizën energjetike e ka paralajmëruar vet drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj sipas të cilit nëse nuk veprohet Kosova do të mbes në terr.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera