AKK e “bën” milionere prokuroren Lumezin
Autori: Gazeta inFokus
16:25 | 27 Korrik 2017
Para disa orësh portali “Infokusi.com” kishte raportuar për pasurinë e prokurorës Merita Lumezi të deklaruar në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit.
Portali Infokusi.com i është referuar raportit zyrtar te publikuar nga Agjencia Kunder Korrupsionit ndërsa tani Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit, ka sqaruar se shuma prej 67 milionë eurosh e deklaruar në formularin e deklarimit te pasurise se prokurores, Merita Lumezi është gabim teknik i lëshuar nga ana e tyre.
Më poshtë mund të gjeni sqarimin e plotë:
Agjencia Kundër Korrupsionit ka vërejtuar që mediat elektronike gjatë ditës së sotme kanë shpërndarë lajmin në lidhje me deklarimin e pasurisë së bërë nga Prokororja znj. Merita Lumezi.
Shifra e publikuar, fillimisht nga infokusi.com dhe më pas nga mediat tjera, e deklaruar për znj. Lumezi ishte 67 milion EUR në Bank është gabim teknik i shfaqur gjatë procesit të regjistrimit nga Formulari i Deklarimit të Pasurisë në data-bazë e pastaj publikuar si regjistër në ëeb faqe e Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Sipas Formularit të Deklarimit të Pasurisë të deklaruar nga Znj. Lumezi shuma e saktë është 668,857.00 EUR.
Agjencia në publikimin e njoftimit të datës 14 Qershor 2017 kishte njoftuar opinionin për gabimet të mundshme teknike dhe kishte kërkuar nga Zyrtarët e Lartë që të njoftohet Agjencia për ndonjë gabim të mundshëm në mënyrë që të bëhen përmirësimet dhe të evitohen paqartësitë e krijuara.
Përmes këtij njoftimi kërkojmë përsëri nga Zyrtarët e Lartë që të njoftojnë Agjencinë Kundër Korrupsionit për ndonjë lëshim teknik që mund të jetë bërë gjatë përshkrimit të formularëve të deklarimit të pasurisë të printuar dhe plotësuar nga deklaruesit në trensferirmin e tyre në bazën e të dhënave të Agjencisë.
Me mirëkuptim nga mediat kërkojmë që para publikimit të lajmeve të tilla të kontaktojnë Agjencinë Kundër Korrupsionit për të konfirmuar pasurinë e publikuar dhe e njëjta të verifikohet para transmetimit në publik.
Shfrytëzojmë rastin t’i kërkojmë falje publike znj.Lumezi për shqetësimin që mund t’a ketë pa fajin e saj./INFOKUSI

T� tjera
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...





































