Kryeministri Mustafa priti pjesëmarrësit e Kosovës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës(Foto)
Autori: Gazeta inFokus
13:33 | 27 Korrik 2017
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim pjesëmarrësit nga Kosova në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (ONM), e mbajtur në Brazil.
Me këtë rast, kryeministri ka theksuar se rezultati i arritur në këtë garë, Medalja e Bronztë e fituar nga nxënësi Shend Zhjeqi, është pranim i angazhimit dhe ngritjes së cilësisë në shkollat e Kosovës.
“Për ne kjo është edhe një pranim i angazhimit të profesorëve dhe nxënësve të shkollës së Kosovës dhe ngritjes së cilësisë, është një tregues i sakrificës, i punës, i angazhimit, i durimit por edhe i zotimit për rezultate, sidomos për këta të rinj”, tha kryeministri.
Kryeministri Mustafa ka potencuar rëndësinë e stimulimit të nxënësve për t’u marrë me shkenca, por edhe të profesorëve që punojnë me këta nxënës.
“Për ne kjo është e rëndësisë së veçantë, sepse ne ardhmërinë e këtij vendi e kemi tek të rinjtë, e kemi në rezultatet në shkenca fundamentale, të cilat duhet të kenë përparësi, dhe për të cilat ne duhet të bëjmë ndryshime në sistemin arsimor që ato të veçohen, të përkrahen shumë më tepër nxënës që merren me matematikë, fizikë, kimi, biologji, me fusha që ne duhet të bëjmë konkurrencë me vendet tjera, jo vetëm në regjion, në Bashkimin Evropian, por edhe në glob në përgjithësi. Po ashtu, duhet të ndërtojmë sisteme të nxitjes, të stimulimit por edhe të përkrahjes së nxënësve dhe njerëzve që punojnë me nxënës, sepse jemi të interesuar që këto rezultate të jenë më të mëdha, dhe po ashtu njerëzit të marrin meritat e tyre për punën që e bëjnë”, tha kryeministri Mustafa.
Shend Zhjeqi nxënës i Gjimnazit Matematikor të Prishtinës, fitues i Medaljes së Bronztë në këtë Olimpiadë, ka thënë se pjesëmarrja në garë i ka inkurajuar këta të rinj që të merren edhe më tutje me shkencë.
“Sa i përket garës ndërkombëtare ku kemi qenë pjesëmarrës ne dhe e kemi paraqitur Kosovën sivjet, na ka mbetur kujtim dhe na ka inkurajuar që të vazhdojmë të studiojmë matematikë, jo vetëm në fakultet, por edhe në shtëpitë tona, dhe nuk është e domosdoshme që të studiojmë vetëm matematikë, por edhe shkenca tjera”, tha Zhjeqi.
Profesori Ramadan Limani, koordinator i ekipit të Kosovës ka përgëzuar nxënësit për suksesin e jashtëzakonshëm.
“Ky sukses është në radhë të parë i matematikës në Kosovë por edhe i vetë arsimit. Është gara më e suksesshme e ekipit tonë, prej kur ka filluar të marrë pjesë ekipi jonë në këtë garë të rëndësishme”, tha Limani./INFOKUSI



T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
































