Lajme

Euroambasadori Zhbogar viziton Strugën dhe Vevçanin

Autori: Gazeta inFokus 08:31 | 25 July 2017

Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, do të vizitojë sot komunën e Strugës ku do të pritet nga kryekomunari Mustafa Zabzuni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zhbogar do të merr pjesë në ceremoninë e hapjes së një festivali në gjuhën vllehe në kuadër të projektit ”Dekada e përkatësisë – Festimi i dallimeve”, që ka për qëllim të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në rajonin jugperëndimor përmes forcimit të bashkëpunimit ndërmjet organizatave qytetare, opinionit dhe sektorit privat.

Sipas AIM-së, euroambasadori do ta vizitojë edhe komunën e Vevçanit ku do të ketë takime me kryekomunarin Cvetomir Ugrinoski dhe do të kontrollojë aktivitetet ndërtimore që realizohen përmes projektit ”BE-ja për ju” dhe ”Fondi rural investues”, që financohet nga BE-ja.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera