Shqipëria vlerësohet si turizmi më i lirë
Autori: Gazeta inFokus
08:18 | 21 Korrik 2017
Revista Forbes e rendit Shqipërinë si destinacionin më të lirë të botës për 2017-tën. Vendin tonë, revista e njohur e cilëson si më të përballueshmin në të gjitha zonat ku mbërrin dollari, nga Vietnami deri në Las Vegas.
Në këtë cep të harruar të Europës, aty ku jo çdokush shkon, mund të gjesh akomodim deri në 5 dollarë personi, thuhet në artikull.
Duke vendosur si pamje ilustruese një foto nga Saranda, ai sugjeron pa ngurrim jugun e Shqipërisë dhe rivierën shqiptare për të gjithë udhëtarët e këtij viti.
Me plazhe fantastike përgjatë bregdetit të saj, përfshirë portin e Sarandës, Shqipëria u ofron vizitorëve shansin të shijojnë ujërat e Mesdheut për një fraksion të çmimit të zakonshëm, thekson Forbes, që përmend gjithashtu zonat e mrekullueshme historike, ku hyrja është ose falas, ose kushton nga 2 deri në 5 dollarë.
Nga qyteti mesjetar i Gjirokastrës tek rrënojat e Butrintit, do të gjeni një pamje shumë të ndryshme të Evropës, të cilën ia vlen ta vizitosh përpara se të dynden të gjithë, është këshilla e revistës.
Ky vlerësim vjen në kohën kur vendi është në kulmin e sezonit të tij turistik e me mijëra turistë kanë vërshuar në brigjet e Adriatikut e të Jonit, ndërsa nuk mungojnë dhe të huajt që preferojnë malin e destinacionet e aventurës, së bashku me zonat e trashëgimisë kulturore.
Edhe një raport i fundit i Eurostat, zyra e statistikave të BE-së, i klasifikon restorantet dhe hotelet shqiptare si më të lirat në Evropë, krahasuar sigurisht me standardet e vendeve të tjera të kontinentit të vjetër.
Shqipëria ka marrë më herët edhe vlerësimin e CNN si një prej 17 destinacioneve globale që nuk duhen humbur në 2017-tën, në një kohë kur lista përfshin edhe vendet e tjera të njohura si, SHBA, Kanada, Francë, Danimarkë dhe Australi.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...





























