Lajme

Dëshmitarët e Speciales do të kenë mbrojtje të plotë

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 18 July 2017

Avokati Asdren Bytyqi, në emisionin “Fakt Plus” ka folur rreth mbrojtjes së personave që do të dëshmojnë në Gjykatën Speciale në pozitën e dëshmitarit.

Bytyqi thotë se dëshmitarët e Speciales do të kenë mbrojtje të plotë.

“Institucioni I zyrës së prokurorit të specializuar dhe me policinë e saj që do të ketë kompetenca, do të sigurojnë në atë mënyrë saqë dëshmitarët do të kenë mbrojtje të plotë qoftë dhe në bazë të gjitha gjasave do të jenë jashtë vendit”, tha Bytyqi në “Fakt Plus” në Tribuna Channel.

-Advertisement-

Avokati Bytyqi pohoi se dëshmia e tyre mund të bëhet edhe pa prezencën e tyre me anë të mjeteve të sofistikuara teknologjike. Sipas Bytyqit, edhe familjarët e dëshmitarëve do të jenë të mbrojtur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera