Lajme

Ditët e Kulturës Shqiptare në Bavari

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 17 July 2017

Në Bavari të Gjermanisë u mbajtën “Ditët e Kulturës Shqiptare”, me ç’rast u zhvilluan shumë aktivitete kulturore e sportive me të rinjtë shqiptarë që jetojnë e veprojnë në këtë vend. Në këtë manifestim mori pjesë edhe ministri i Diasporës, Valon Murati, njofton kjo ministri.

Këto aktivitete, përpos që janë një mekanizëm i ruajtjes së identitetit kulturor e kombëtar të diasporës, janë edhe një pasqyrë e kulturës dhe e traditës shqiptare. Përmes tyre, banorët vendës të Bavarisë njihen me kulturën shqiptare të vendit tonë, përcjell albinfo.ch.

Ministri Murati pati takime edhe me bashkatdhetarë, me të cilët bisedoi për tema të ndryshme, që ishin me interes për ta. Ata i treguan për sukseset e arritura në punën e tyre, por edhe për pengesat që u paraqiten qoftë gjatë kalimit në kufi, qoftë në investimet që duan t’i bëjnë në Kosovë.

Gjatë vizitës së tij, ministri Murati i vizitoi edhe bashkatdhetarët në Rosenheim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera