Lajme

Të paktën 60 persona e kanë humbur jetën dhe dy milionë goditen nga përmbytjet në Indi

Autori: Gazeta inFokus 08:46 | 14 July 2017

Në përmbytje në verilindje të Indisë jetën e kanë humbur të paktën 60 njerëz, ndërsa mbi dy milionë janë të rrezikuar, kumtuan autoritetet.

Vërshimet, të cilat zgjatin tre javë, më së shumti e kanë goditur shtetin indian Asam, ku nga mesi i qershorit e deri tani jetën e kanë humbur 45 njerëz.

Në shtetin fqinj Arunaçal Pradesh jetën e kanë humbur 14 persona. Sezoni i monsuneve në Indi, kur ndodhin numri më i madh i vërshimeve, zgjat prej qershorit deri në shtator.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera