Rritet çmimi i energjisë elektrike. Ja për sa për qind!
Autori: Gazeta inFokus
16:26 | 11 July 2017
Çmimi i energjisë elektrike është rritur dukshëm në qershor krahasuar me muajin maj të këtij viti.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin qershor 2017.
Dhe sipas këtyre statistikave del që është rritur çmimi i rrymës elektrike për kwh.
Sipas ASK-së, çmimi para një muaj për 1 kwh ka qenë 0.046 euro, ndërsa në qershor 0.064 euro, shkruan lajmi.net.
Ndërsa, Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0,3% në muajin qershor 2017 krahasuar me muajin maj 2017.
Shkalla e inflacionit e matur në muajin qershor 2017 me muajin qershor 2016 ishte 1,9%.
Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0,3% në muajin qershor 2017 krahasuar me muajin maj 2017. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemët (5,6%), rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera (17,9%)-(ngritje e çmimit të energjisë elektrike) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,9 për qind në IHÇK-it.
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet: qumështi, djathi dhe vezët (-2,2%), perimet (-8,2%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (-0,6%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,6 për qind në IHÇK-it.
Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1,9 për qind në muajin qershor 2017 krahasuar me muajin qershor 2016 në këtë periudhë vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it.
Ngritje e çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: mishi (1,2%), qumështi, djathi dhe vezët (1,4%), pemët (12,4%), sheqeri dhe ëmbëlsirat (6,2%), kafja, çaji dhe kakao (9,4%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (1,3%), duhani (5,6%), rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera (16,3%) – (ngritje e çmimit të energjisë elektrike për 25,4% krahasuar me tarifat verore të muajt qershor të vitit 2016), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (3,8%)-(ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,1 për qind në IHÇK-it.
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet: blerja e automjeteve (-1,7%), pajisjet audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-6,8%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,2 për qind në IHÇK-it.

T� tjera
-
LDK-ja i reagon Shiroka-Pulës për largimin e fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë nga Presidenca
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj presidentes Shiroka-Pula, ...
-
Siguria dhe bashkëpunimi policor, Prattipati në takim me Sveçlën
E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvi...
-
“Po e shfaq mos dijen” – Tensione në Komisionin Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt, Rrahmani i PDK-së akuzon për pengim të hetimeve
Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt është ...
-
Komisioni për Legjislacion miraton katër marrëveshje me Suedinë e Belgjikën, opozita kërkon llogari nga Gërvalla
Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës ka miratuar katër projektlig...
-
Bankat bëhen më të kujdesshme me financimin e inteligjencës artificiale pas rënies së tregjeve
Disa banka dhe investitorë po bëhen më të kujdesshëm ndaj financimit të proje...
-
Komisioni Hetimor pranon raportin për rastin e Arlinda Zekajt, Rrahmani thotë se erdhi me vonesë
Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt ka pranu...
-
Tregtim pa ndërprerje dhe kontrata pa skadim: Wall Street paralajmëron rreziqe
Zgjerimi në SHBA i kontratave financiare pa afat skadimi, të njohura si “perp...
-
Nisë mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprim...
-
Trump pret ndërmjetësin nga Katari, por marrëveshja me Iranin mbetet e vështirë
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të takojë të hënën kryeministrin e Ka...
-
Bie çmimi i naftës për 4 centë, kreu i shoqatës paralajmëron ulje të tjera gjatë kësaj jave
Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rënie prej 4 centësh, ndërsa ulje të tjer...
-
Tahiri: Të enjten në Kuvend do të debatohet për energjinë dhe shëndetësinë
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryes...
-
Pasi Kurti foli për 171 mjekë të kthyer, Këshilltari i Vitisë “saktëson”: 12 u kthyen në Kosovë, 159 janë licensuar
Durim Elshani, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbrojtu...
































