Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar u legalizua nga Republika e Shqipërisë
Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 11 July 2017
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar e cila synon bashkimin fizik të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar është legalizuar nga Republika e Shqipërisë, sipas vendimit nr. 5620 të Gjykatës së Rethit Gjyqësor të Tiranës, ka bërë të ditur Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu.
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është bashkim vullnetar i individëve me kombësi shqiptare pa dallim feje, ideje, krahine, pikëpamjeje politike dhe shtrese shoqërore, të cilët i bashkon aspirata natyrale për çlirim dhe bashkim kombëtar. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar synim kryesor ka bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar, si qëllim përfundimtar për zgjidhjen në tërësi të çështjes kombëtare shqiptare sipas aktit juridik të 28 Nëntorit 1912.Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.
Tahir Veliu u shpreh se qëllimi kryesor i LSHB-së është çlirimi dhe bashkimi kombëtar dhe sipas statutit të LSHB-së ky qëllim nuk mund të ndryshohet kurrë, deri në realizimin e plotë të tij. “Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar synon bashkimin e republikave të Kosovës dhe Shqipërisë, nëpërmjet referendumit demokratik dhe njësimin institucional e shtetëror me forma paqësore. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar synon bashkimin e trojeve shqiptare sot të pushtuara, në kufijtë natyror të saj me Shqipërinë, duke përdorur të gjitha metodat dhe mjetet demokratike për realizimin e aspiratës kombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtar”, theksoi Veliu.Përfundimisht, i ka ardhë koha institucionalizimit të aspiratës së natyrshme të kombit shqiptar për bashkim kombëtar, sipas aktit juridik të 28 Nëntorit 1912 të Kuvendit të Vlorës, të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga përfaqësuesit e katër krahinave (vilajeteve) shqiptare, me kufijtë e saj natyror dhe legjitim.
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...