Lajme

Ligji i ri për automjete ngjall pakënaqësi te qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 07 July 2017

Ligji i ri për automjete, i cili ka ngjallur pakënaqësi te qytetarët, nuk do të ndryshojë – deklarojnë përgjegjës të Ministrisë së Infrastrukturës.

Në bazë të këtij ligji, detyrimisht pronari i automjetit apo blerësi i veturës duhet ta bëjë riregjistrimin e veturës.

Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, u shpreh se ligji për automjete është i sponsorizuar nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, por nga ana e tyre vetëm po implementohet si i tillë me të gjitha dispozitat ligjore.

-Advertisement-

Hoxha tha se ky ligj i ka kaluar gjitha filtrat, ku është votuar edhe nga ana e përfaqësuesve të popullit, por ai nuk e përjashtoi si mundësi që ligji si i tillë edhe të ndryshohet në nene të caktuara.

Por këto reagime sipas Sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës, janë për shkak të mosinformimit derisa Ligji i ri për Automjete, sipas tyre ka për qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.

Derisa zyrtarët e MPB- së nuk përjashtojnë mundësinë e ndryshimit të ligjit të ri për automjete, këta të Ministrisë së Infrastrukturës e hedhin poshtë një gjë të tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera