Lajme

Njoftimi i fundit nga mbledhja e KQZ-së

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 05 July 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja Valdete Daka.

Në vazhdim të mbledhjes, u paraqit një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve pas rinumërimit të kutive të votimit për të cilat kishte vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Sipas këtij raporti, pas rinumërimit ka ri-renditje të listës së kandidatëve për deputetë. Ndryshimet janë shfaqur në 3 raste, si në vijim:

-Advertisement-

 Kandidati Naser Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës – Aleanca

Kosova e Re fiton mandatin pas rinumërimit (para rinumërimit: 7 mijë e 265 vota – pas rinumërimit 7 mijë e 350 vota) në vend të Imet Rrahmani (para rinumërimit: 7 mijë e 275 vota – pas rinumërimit: 7 mijë e 272 vota).

 Kandidati Fikrim Damka nga Kosova Demokratik Turk Partisi fiton mandatin pas rinumërimit (para rinumërimit: 2 mijë e 905 vota – pas rinumërimit 2 mijë e 980 vota) në vend të Mahir Yagcilar (para rinumërimit: 2 mijë e 929 vota – pas rinumërimit: 2 mijë e 928 vota).

 Dhe, kandidati Slavko Simiq nga G.I. Srpska Lista fiton mandatin pas rinumërimit (para rinumërimit: 12 mijë e 051 vota – pas rinumërimit: 12 mijë e 603 vota) në vend të Branimir Stojanoviq (para rinumërimit: 12 mijë e 245 vota – pas rinumërimit: 12 mijë e 464 vota).

Të gjitha rezultatet e rinumërimit janë të paraqitura në mënyrë të detajuar në këtë vegzë: http://ëëë.kqz-ks.org/sq/lajme/Details/329

Në fund të mbledhjes, kryetarja Daka bëri të ditur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimeve të Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë bërë në këtë institucion për të proceduar më tej për certifikimin e Rezultateve Përfundimtare./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera