Tomë Gashi flet për lirimin e Sylejman Selimit
Autori: Gazeta inFokus
14:46 | 04 Korrik 2017
Me lirimin e Sami Lushtakut edhe Sylejman Selimi e Jahir Demaku është dashur që të lirohen.
Kështu ka thënë për “Zeri.info”, Tomë Gashi, avokati mbrojtës i Sylejman Selimit.
Sipas Gashit, ky vendim i Gjykatës Supreme është dashur të ndodh njësoj, pasi që Lushtaku, Selimi e Demaku, kanë qenë në një gjykim të përbashkët sa i përket pikës së aktakuzës.
Gashi tutje ka thënë se akoma nuk e di se përse Gjykata Supreme nuk ka vendosur edhe për lirimin e klientit të tij.
“ Pa e marrë aktgjykimin e nuk kemi se si të komentojmë këtë. Në momentin që e marrim aktgjykimin e shohim se si ka vendosur Gjykata Supreme pasi Gjykata ka vendos që me e lirua Sami Lushtakun Gjykata nuk ka alternativë tjetër përveç se të vendos njëjtë, pra që ta liroj edhe zotëri Selimin. Por pa e marrë vendimin në formë të shkruar dhe këtë mund t’jua konfirmojmë vetëm atëherë kur e kemi në formë të shkruar. Gjykata është dashur që menjëherë apo në kohë të njëjtë ti dërgoj tri aktgjykimet sa i përket Sami Lushtakut, Sylejman Selimit dhe Jahir Demakut sepse sa i përket kësaj pike të akuzës ka qenë gjykim i përbashkët, mirëpo pse është vendosur kështu nuk mund të themi asgjë deri sa nuk i marrim vendimet në formë të shkruar”, ka treguar për “Zeri.info”, Tomë Gashi, i cili shtoi se akoma nuk e di se kur mund të marrë një vendim të tillë Gjykata Supreme.
Ndryshe, Sylejman Selimi është shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile.
Sipas aktakuzës, Selimi në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së, në bashkëkryerje me një pjesëtar tjetër të UÇK-së të panjohur, “ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e një personi të paidentifikuar nga fshati Gllanasellë, i ndaluar në qendrën e ndalimit në Likoc, duke e rrahur teksa ai po e pastronte dyshemenë e burgut”.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...


































