Lajme

Rama përshëndet nga Ksamili, jep lajm të mirë për turizmin

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 01 July 2017

Kryeministri Edi Rama, i ka thënë mirëmëngjes të gjithë ndjekësve të vetë në Facebook, me pamje nga Ksamili.

Ndër të tjera, Rama vë në dukje faktin e rëndësisë së turizmit, duke e cilësuar si një prej faktorëve më të rëndësishëm të rritjes ekonomike.

“Ju uroj një ditë të mbarë me këtë pamje fantastike nga plazhi i Ksamilit, një prej destinacioneve më të preferuara të turistëve vendas e të huaj, bashkë me lajmin inkurajues se turizmi vijon të jetë një prej faktorëve më të rëndësishëm të rritjes ekonomike që tre-mujorin e parë të këtij viti u shtua me +3.94%, ndërkohë që investimet e huaja për të njëjtën periudhë u rritën me +8%.”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera