Lajme

Ivanov: Integrimi i Ballkanit është kyç për sigurinë e BE-së

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 01 July 2017

Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë procesin integrues si element vital dhe pjesë e strategjisë së tyre afatgjate për sigurinë. Ballkani çdo herë ka qenë udhëkryq për Evropën, ndërsa vende stabile do të thotë edhe mbrojtje më e sigurtë e kufijve të tyre juglindor, tha presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në forumin në Dubrovnik, që mbehet me temë “Bashkëpunimi adriatik-mesdheu dhe siguria e Evropës juglindore”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga kabineti i Ivanovit, ai në forum ka theksuar se kërcënimi më i madh për sigurinë evropiane është duke ardhur dhe se urgjentisht duhet t’i kushtohet vëmendje.

“BE dhe NATO duhet të planifikojnë masa parandaluese kundër shënjestrave të kthyer jo vetëm drejt anëtarëve të tyre, por edhe drejt integritetit të Ballkanit”, tha Ivanovi.

-Advertisement-

Sipas tij, integrimi i Ballkanit si tërësi jo që është i rëndësishëm, por edhe i nevojshëm për paqe afatgjate, stabilitet dhe siguri në rajon./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera