E nxjerr nga shtëpia, ja çfarë i bën ish-i dashuri më i vogël
Autori: Gazeta inFokus
09:16 | 01 Korrik 2017
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 31-vjeçar, pasi është denoncuar për përndjekje nga e ish-e dashura e tij, 10 vjet më e madhe. Burime nga policia thanë se shtetasja me iniciale A. A., është paraqitur në komisariatin nr.4 pasditen e së mërkurës, duke denoncuar ish-të dashurin për përndjekje, dhunë fizike e psikologjike, madje edhe kanosje serioze për jetën.
Gruaja e divorcuar, 41-vjeçare, pretendon në polici se ka pasur një lidhje me shtetasin me iniciale M.P., 31 vjeç, lidhje së cilës i kishte dhënë fund për shkak të dhunës që ai ushtronte vazhdimisht ndaj saj. Por këtë vendim ai nuk e kishte pranuar duke e përndjekur gjatë 3 muajve që ata ishin ndarë.
Kallëzuesja ka pretenduar se ata kishin jetuar bashkë në shtëpinë e saj për një kohë të gjatë, por pas ndarjes ajo nuk e kishte lejuar që të shkonte më në shtëpinë e saj, duke ndërruar edhe bravën e derës. Por thuajse çdo natë ai ka shkuar te dera e apartamentit duke i krijuar shqetësime të vazhdueshme dhe gjendje ankthi.
Madje në një rast, kur 41-vjeçarja është ndeshur në rrugë me të, ai ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj, në sy të dhjetëra personave. Ndërsa e ka kërcënuar se në rast se ajo do të lidhej me njeri tjetër, do ta vriste bashkë me të. Burime nga Policia thanë se 31-vjeçari ka qenë i proceduar edhe më parë për kanosje. Ndërsa aktualisht është shpallur në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e tij./Panorama

T� tjera
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...





























