Lajme

Majhen: Kosova duhet t’i rritë eksportin dhe investimet e huaja

Autori: Gazeta inFokus 08:09 | 01 July 2017

Kosova duhet të krijojë ambient të favorshëm për investimet e huaja, në mënyrë që brezi i ri dhe i shkolluar të japë kontribut në zhvillimin ekonomik, ka thënë ambasadori në largim i Sllovenisë, Miljan Majhen.

Derisa ka folur për raportet tregtare mes dy vendeve, Majhen ka theksuar domosdoshmërinë që Kosova ta rrisë bilancin e eksportit.

Që të krijohen lehtësira më të mëdha, sipas diplomatit slloven, Kosova duhet t’i plotësojë dy kriteret e fundit për liberalizimin e vizave, që janë ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi dhe lufta efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

-Advertisement-

Në fund të mandatit katërvjeçar, Majhen ka thënë se largohet me përshtypje të mira, pasi ka parë zhvillim të madh në katër vjetët e fundit.

Ambasadori slloven në intervistën dhënë “Kohës Ditore” ka folur edhe për raportet mes dy vendeve, për integrimin e Kosovës në BE, nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, si dhe sfidat që e presin Kosovën në dialog me Serbinë. (Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera